web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I bashkohet listës së "ushtarëve"/ Veliaj nxjerr Luiz Ejllin në sulm ndaj Ramës

15 Qershor 2026, 10:02, Aktualitet CNA

Prej 16 ditësh protestohet në Tiranë, në rrethe dhe në Diasporë. Protesta që nisi pas një dhune të punonjësve të policisë private ndaj një protestuesi në Zvërnec, zbarkoi në kryeqytet dhe u kanalizua në politike.

Mes protestuesve ka disa grupime, kemi qytetarët të mllefosur, të zemëruar, që protestojnë kundër padrejtësive të bëra në gjithë këto vite, kemi grupime politike që protestojnë kundër Ramës, kemi pa diskutim edhe kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, që dirigjon njerëzit e tij me skema në protestë.

Erion Veliaj përdor disa skema që mbështetësit e tij të nxisin protestën, që në prapavijë kanë qëllim kërcënimin ndaj kryeministrit Edi Rama për ta liruar nga burgu.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj, ka vënë në lëvizje disa “Call Center”-a të vegjël që përdoren nga zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-drejtorë apo drejtues aktualë, telefonojnë qytetarë dhe u kërkojnë që të marrin pjesë në protestë, u kërkojnë mbështetje.

Po ashtu përdor stafin e Bashkisë së Tiranës në protestë, ku disa prej tyre shkojnë me një listë apeli.

Një tjetër skemë janë edhe influencerat, artistët, personazhet e botës së showbizz-it, mbështetës të zjarrtë të Veliajt në fushatat elektorale, në momentin kur u arrestua nga SPAK-u, që CNA i ka nxjerrë me emra, postime, video dhe i ka raportuar në disa shkrime duke nisur nga Marsela Çibukaj, Ardit Gjerbrea, Olta Gixhari, Arjola Demiri, Isli Islami, Venera dhe Lindi, Ardit Çuni, Mira Kazhani, Albana Osmani, Albina Nanaj, Evi Reçi, Eranda Libohova, Blerina Bajko dhe së fundi listës i është shtuar edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka treguar një paqëndrueshmëri sa u përket zgjedhjeve të tij politike. Kur ishte pjesë e "Big Brother VIP", përmendte gjithë kohës kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë pas daljes së tij nga shtëpia e famshme, Erion Veliaj e martoi me moderatoren Kiara Tito dhe më pas e pamë krah kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, për të përfunduar në podcast-in e kryeministrit Edi Rama dhe në fund e shohim kundër qeverisë.

I bashkohet listës së "ushtarëve"/ Veliaj nxjerr Luiz

I bashkohet listës së "ushtarëve"/ Veliaj nxjerr Luiz

I bashkohet listës së "ushtarëve"/ Veliaj nxjerr Luiz

Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të cilën e titullon “Mjaft”, njësoj si lëvizja e Erion Veliajt.

I bashkohet listës së "ushtarëve"/ Veliaj nxjerr Luiz

Një këngë kundër qeverisë përmes së cilës Luizi Ejlli pretendon se po tregon mbështetjen e tij ndaj protestës, jo duke dalë në shesh, por duke e shprehur pakënaqësinë e tij përmes një kënge.

Qartazi duket se edhe këngëtari ashtu si pjesa tjetër e emrave të publikuar është mbështetës i Veliajt dhe pjesë e skemës së tij kundër Ramës.

Ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më parë gjithçka është e qartë. Veliaj ka vënë në punë të gjitha makineritë e tij në protestë kundër Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Përdor influencerat, personazhe publikë të paguar nga vëllai i tij Arbër Veliaj, përdor "Call Center"-a, stafin e bashkisë, artistët, për të arritur qëllimin e tij, të cilin e shfaq përmes brohoritjeve të këtyre të fundit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga