web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat kundër kryeministrit/ Çfarë paralajmëron avokati?

15 Qershor 2026, 09:39, Aktualitet CNA

Protestat kundër kryeministrit/ Çfarë paralajmëron

Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë deri më 1 korrik, ndërsa më 2 korrik pritet një mobilizim më i madh qytetar, sipas tij, me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.

Goxhaj u shpreh se më 2 korrik qytetarë nga diaspora, përfshirë shqiptaro-amerikanë, do të marrin pjesë në aktivitetet në Shqipëri, duke përmendur edhe simbolikisht festimet e 4 korrikut në SHBA.

Ai deklaroi gjithashtu se protesta do të zhvillohet pranë Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si “ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kryeministri”, duke përdorur një formulim simbolik për qëndrimin e tij ndaj qeverisë.

Goxhaj theksoi se protesta do të vijojë në formë të organizuar deri në 1 korrik, ndërsa më pas, sipas tij, do të ketë një pjesëmarrje më të gjerë qytetare dhe nga diaspora.

Në deklaratën e tij, ai komentoi edhe zhvillimet politike dhe ndërkombëtare, përfshirë emërime diplomatike dhe çështje të sigurisë rajonale, duke shprehur kritika ndaj qeverisë shqiptare dhe politikave të saj.

“Në 2 korrik ne do të ikim, do të marrim gjithë valixhet, do të ikim në një ambasadë. E di si quhet ambasada? Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kryeministri. 2 korrik! Deri në 1 korrik ka për të qenë punë e organizuar me protesta qytetare e të tjera. Në 2 korrik nuk ka më punë asnjë grup organizimi, do ta shohësh.

Në 2 korrik do vijë e gjithë diaspora. Do vijnë shqiptaro-amerikanët të festojnë 4 korrikun në Shqipëri. Po do krijojnë njëherë atë ambasadën e Shqipërisë në Kryeministri. Se jemi të gjithë popull refugjatësh. Dhe njerëzit e kanë kuptuar që Rama mund të na lërë dhe katër-pesë muaj rrugëve, derisa të lodhemi. E kemi parë Vuçiç-in apo jo? Pse fiton Vuçiç-i? Sepse bota kishte frikë nga patriotët serbë se do bënin luftë në Ballkan.

Po bota nuk ka frikë nga patriotët shqiptarë se ne nuk do bëjmë luftë në Ballkan. Dhe e fundit gjë, do t'ju kujtoja, mos e harroni një moment që është shumë i rëndësishëm këtë ditë. Shqipëria sapo ka marrë emërimin e një ambasadori të ri amerikan. Është sot në Senat. Ky njeri, ky njeri është ushtarak. Sepse po vjen për qëllime ushtarake. Jo në raport me ne. Në raport me rajonin.

Dhe ne kemi zhdukur të gjithë infrastrukturën ushtarake se Rama e ka kthyer në biznes gjithë infrastrukturën, por mbi të gjitha ka krijuar një rrezik europian, të NATO-s dhe të Amerikës, duke sjellë këtu forcat ushtarake të Izraelit. Shqipëria po kthehet në një koloni të Izraelit, sipas projektit Rama, që ka shqetësuar gjithë Europën.

Dhe në Itali ka filluar slogani 'të bëjmë edhe ne si shqiptarët'. Sepse ky fenomen po ndodh edhe në Greqi... Pra, Shqipëria në '97-ën që u bë lajmi më i shëmtuar botëror në histori, u kthye në lajmin më të bukur botëror në 2026-ën. Sepse njerëzit në botë po shohin një popull, që është ngritur i gjithi në këmbë, me ngjyrat më të bukura, gjërat më të bukura. E keni parë? Ka dhe fëmijë, shumë bukur, ku nuk ka asnjë ndarje ideologjike”, ka deklaruar Goxhaj./ CNA





Lajmet e fundit nga