Protestat dhe bllokimet e rrugëve/ Rama, replika me protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të publikojë disa nga re...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të publikojë disa nga re...

Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qytetare, që nisin në orët e pasdites dhe përfundojnë në orët e vona të natës me marshime në rrugët pranë qendrës. Për transportin publik në Tiranë mbajtja e protestave po jep efekt domino.
Nga njëra anë, në disa linja urbane është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve, veçanërisht në orët e vona të mbrëmjes.
“Prej 20 vitesh në shërbimin e transportit publik nuk kishte ndodhur asnjëherë një fluks kaq i lartë pasagjerësh në orët 22:00 dhe 23:00. Është hera e parë që shoh një frekuentim të tillë të lartë. Rritja ka ardhur për shkak të protestave”, pohon një faturino i linjës Qendër–Porcelan.
Ndonëse numri i pasagjerëve është rritur, bllokimet e trafikut dhe devijimet e shpeshta të itinerareve kanë ulur numrin e kilometrave të përshkuara nga autobusët.
Kjo situatë pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe te të ardhurat e operatorëve, pasi kompensimi për perfomancën, që operatorët përfitojnë nga Bashkia e Tiranës llogaritet mbi bazën e kilometrave të realizuar në shërbim. Si pasojë, sa më pak kilometra të përshkruhen, aq më i ulët është edhe kompensimi që përfitojnë operatorët.
Në Tiranë, transporti i shërbimit publik operon me financim të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet dhënies së subvencioneve dhe financim të kompanive private.
Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, shpjegon se vetëm për transportin urban në Tiranë, bashkia jep kompensim në bazë të itinerarit të kilometrave të përshkruara.
Konkretisht, sipas tij, nëse operatorët kanë përshkuar 94 deri në 96% të kilometrave të përcaktuara, përfitojnë kompensim në vlerën 0.9 lekë për çdo biletë të shitur.
Nëse kanë përshkruar 92 deri 94% të itenerarit, masa e kompensimit është 0.8 lekë për çdo biletë. Dhe për 90 deri 92% të itenerarit vlera e kompensimit për biletë është 0.7 lekë.
Për shkak të protestave në shumë akse të Tiranës ka pasur bllokime dhe për këtë arsye iteneraret e linjave, si për autobusët e Unazë së Vogël, Tiranën e Re, TEG, Kristal etj., është detyruar të devijohet itenerari.
Në këtë situatë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër bashkisë ku i kërkon që gjatë kësaj periudhe të merren në konsideratë kushtet e krijuara nga protestat për vlerësimin e perfomancës së operatorëve.
“Si pasojë e protestave të zhvilluara në territorin e Bashkisë Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokime dhe devijime të vazhdueshme të akseve kryesore rrugore. Për shkak të këtyre kufizimeve të qarkullimit, operatorët e transportit publik qytetas janë detyruar të ndryshojnë itineraret e linjave, të devijojnë nga rrugët e miratuara dhe në shumë raste të mos kenë mundësi të realizojnë plotësisht kilometrat e planifikuara sipas kontratave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Bashkia Tiranë.
Kërkojmë që kilometrat e parealizuara si pasojë e rrethanave të njihen dhe të konsiderohen si kilometra të realizuara, për efekt të vlerësimit të përfomancës dhe detyrimeve kontraktore të operatorëve”, thuhet në letër.
Në total në kryeqytet operojnë rreth 50 linja autobusësh, me një flotë prej 200 autobusësh.
Letra e plotë
“Shoqata e Transportit Publik Qytetas dëshiron të sjellë në vëmendjen tuaj situatën e krijuar gjatë javës së fundit dhe në vijim, si pasojë e protestave të zhvilluara në territorin e Bashkisë Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokime dhe devijime të vazhdueshme të akseve kryesore rrugore. Për shkak të këtyre kufizimeve të qarkullimit, operatorët e transportit publik qytetas janë detyruar të ndryshojnë itineraret e linjave, të devijojnë nga rrugët e miratuara dhe në shumë raste të mos kenë mundësi të realizojnë plotësisht kilometrat e planifikuara sipas kontratave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Bashkia Tiranë.
Theksojmë se kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës apo mosangazhimit të operatorëve, por për shkak të rrethanave objektive dhe të pavarura nga vullneti i tyre. Pavarësisht vështirësive, operatorët kanë vijuar të ofrojnë shërbimin e transportit publik në masën më të madhe të mundshme, duke garantuar lëvizjen e qytetarëve dhe funksionimin e rrjetit të transportit.
Kështu, kërkojmë që në vlerësimin e performancës së operatorëve për periudhën e javës së kaluar dhe ditët në vijim, të merren në konsideratë kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga protestat, devijimet dhe bllokimet e akseve rrugore. Konkretisht, kërkojmë që kilometrat e parealizuara si pasojë e këtyre rrethanave të njihen dhe të konsiderohen si kilometra të realizuara për efekt të vlerësimit të performancës dhe detyrimeve kontraktore të operatorëve.
Jemi të bindur se Bashkia Tiranë do të vlerësojë me objektivitet këtë situatë të jashtëzakonshme dhe do të marrë në konsideratë ndikimin real që ajo ka pasur në aktivitetin e operatorëve të transportit publik qytetas.”/ Monitor


Akademiku i njohur Artan Fuga komentoi sot zhvillimet e dy...
Pas më shumë se 3 orëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...
Korça nuk ka zhvilluar protesta qytetare kundër qeverisë k...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar që prej orës 18:00 të kës...
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në protestë...
Mjeku i njohur, Erion Dasho u shpreh sot se protestat që p...
Mero Baze, i njohur me dhjetëra pseudonime, njeriu me xhak...
Protesta qytetare kundër qeverisë duket se po vijon gjerës...
Po vijon edhe këtë të diel në Tiranë protesta qytetare kun...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka reaguar lidhur me dis...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 nga të arrestuarit në k...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për verifikimin...
Revolta e të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës, kundrejt kr...
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur alarmin në një postim nj...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Aktori i madh i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu ka ndarë n...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me a...
Testimi Global PISA në vitin 2022 tregoi rënie të fortë të...
Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mirditë. Dysh...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoft...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një tak...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se planifikon të...
Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...