web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin

4 Qershor 2026, 11:13, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke marrë si pretekst mbrojtjen e zonës së Zvërnecit. Por ajo që po shfaqet në terren tregon një tjetër realitet, ku po sulmohen mediat kritike dhe po përdoren skema të mirëfillta presioni.

Aktualisht, peizazhi mediatik është i ndarë në raportimin e këtij lajmi. Disa media janë pro protestës dhe pro investimeve, por duke kërkuar që protestat të mbeten politike dhe të mos përdoren për qëllime të tjera. Të tjera media janë në krah të Edi Ramës, duke mbështetur investimin dhe dalë kundër protestës. Ka edhe nga ato që mbajnë qëndrim kundër kryeministrit, por njëkohësisht janë kundër protestës dhe pro zhvillimit. Ndërsa një pjesë tjetër pozicionohet kundër të gjithëve: Ramës, protestës dhe vetë investimit.

Megjithatë, përtej qëndrimeve redaksionale, protestuesit kanë nisur provokimet e hapura. Ata po shkojnë në selitë e partive politike, duke shkelur ligjin dhe duke krijuar tensione të panevojshme. Pyetja që ngrihet natyrshëm është se kush i bën këto thirrje dhe kush fshihet pas këtij organizimi.

Sipas raportimeve të vazhdueshme të CNA, në rreshtin e parë të kësaj lëvizjeje qëndrojnë pikërisht influencerët që mbështesin kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn. Nuk është rastësi që stafi i bashkisë, njerëzit e afërt të Veliajt, si dhe influencerët e paguar nga ai dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, janë sot mbështetësit kryesorë në terren. Pjesë e këtij skenari është edhe dhuna psikologjike që po ushtrohet mbi aktorët apo figurat e njohura publike, të cilët shantazhohen që të marrin pjesë me detyrim në këto tubime.

Akoma më tregues është fakti që kësaj trupe protestuesish i janë bashkuar edhe personazhe të njohura nga skandalet e drejtësisë. Eskortat VIP janë kthyer papritur në pjesë të protestës. Bëhet fjalë pikërisht për eskortat VIP të dala në zbardhjen e hetimeve të SPAK-ut, të cilat u përmendën për takimet e paligjshme me “të fortët” në ambientet e burgjeve.

Në këtë protestë kanë gjetur hapësirë dhe po përdoren si imazh personazhe të tilla, inicialet e të cilave janë të dokumentuara në dosjet e drejtësisë për hyrje-daljet në qeli. Mes tyre figurojnë R.R., A.D, F.H., S.B., I.A., E.Dh., I.Xh., si edhe Xh.L. dhe J.K. Për të ruajtur etikën profesionale, CNA ka zgjedhur t'i publikojë këto personazhe vetëm me iniciale dhe pa foto, pavarësisht se disa prej tyre kanë reaguar apo kanë qenë pjesëmarrëse në protestë.

Përfshirja e këtyre emrave në një protestë gjoja mjedisore tregon qartë thelbin e vërtetë të këtij organizimi dhe interesat e atyre që e financojnë dhe e mbështesin për interesa të tjera politike dhe kriminale./CNA





Lajmet e fundit nga