web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e efektivit/ Reagon kryebashkiaku i Maliqit: Humbje e madhe, drejtësia të veprojë

4 Qershor 2026, 10:22, Aktualitet CNA

Vrasja e efektivit/ Reagon kryebashkiaku i Maliqit: Humbje e madhe,

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit dhe plagosjen e një tjetri në Maliq.

Topçiu ndan përmes një postimi në rrjetet sociale ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes, të afërmve, kolegëve dhe strukturave të Policisë së Shtetit për ngjarjen e rëndë.

Topçiu thekson se drejtësia të veprojë me vendosmëri, duke vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Bodë të Lozhanit, Maliq.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë strukturave të Policisë së Shtetit. Sakrifica e tij në shërbim të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Njëkohësisht, i uroj shërim sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë së njëjtës ngjarje.

Ngjarje të tilla të rënda na kujtojnë rrezikun me të cilin përballen çdo ditë punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës së tyre. Besoj dhe kërkoj që drejtësia të veprojë me vendosmëri, duke vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

U prehtë në paqe”,-shprehet Topçiu./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga