web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Çelës: Janë sekuestruar mbi 4 miliardë lekë pasuri të krimit

15 Qershor 2026, 12:56, Aktualitet CNA

Raporti i Çelës: Janë sekuestruar mbi 4 miliardë lekë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për kriminalitetin përgjatë vitit 2025.

Sipas Çelës, janë kryer 625 procedime për korrupsion dhe janë dënuar 260 persona.

Çela theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave ka shënuar progres gjatë periudhës së fundit.

Të dhënat tregojnë një rritje të rolit aktiv të prokurorëve në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit.

Sipas raportit, është evidentuar progres edhe në luftën kundër pastrimit të parave, me shtim të veprimeve hetimore dhe rezultate konkrete në identifikimin e aseteve me burim të dyshuar kriminal.

Vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara arrin në nivele të konsiderueshme. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 4 miliardë e 57 milionë lekëve, ndërsa janë sekuestruar asete me vlerë rreth 43 milionë euro. Nga ana tjetër, vlera e aseteve të konfiskuara llogaritet në 3.2 milionë euro.

Çela vlerëson se këta tregues reflektojnë forcimin e mekanizmave të hetimit dhe ndjekjes penale, si dhe angazhimin më të madh të institucioneve në goditjen e korrupsionit dhe krimit financiar./ CNA





Lajmet e fundit nga