web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendja në liqenin e Tiranës dhe lumin Lana/ Kreu i KLSH-së: Kemi kryer auditime, ndotje në nivel të lartë

15 Qershor 2026, 16:26, Aktualitet CNA

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ngriti sot alarmin lidhur me ndotjen në liqenin e Tiranës dhe lumin Lana.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, Shehu tha se janë kryer auditime të definuara nëlidhje me marrjen e masave.

Sipas tij, rezultatet nga këto auditime tregojnë se niveli i ndotjes në këto hapësira ujore të kryeqytetit kërkon zbatimin e menjëhershëm të masave bazuar në rekomandimet e bëra.

“Në lidhje me ndotjen në liqenin e Tiranës dhe lumin e Lanës, kemi kryer auditime që janë të definuara në lidhje me marrjen e masave. Kemi kërkuar zbatimin e menjëhershëm të rekomandimeve, pasi jo në pak raste kemi të bëjmë me ndotje të një niveli jo të ulët”,-tha Shehu./CNA





Lajmet e fundit nga