web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pushteti do ta përçajë”/ Bushati: Rama dhe qeveria kanë frikë nga jehona e protestës

15 Qershor 2026, 22:19, Aktualitet CNA

“Pushteti do ta përçajë”/ Bushati: Rama dhe qeveria

Analisti Andi Bushati tha sot se është e vështirë të parashikohet rezultati i protestave qytetare kundër qeverisë.

Duke folur në ‘Syri TV’, Bushati tha se kryeminitri Edi Rama dhe qeveria e tij i tremben jehonës që ka marrë protesta.

Sipas analistit, edhe sikur sot të mbyllet cikli i protestave, i ka arritur disa qëllime.

“Është e vështirë të parashikohet sepse ka shumë faktorë. Domethënë, ne shohim përditë që pushteti është i futur në një luftë vetëm me qëllim të vetvetes. Sa herë flet me gojën e Edi Ramës, si e si ta përçajë protestën. Dhe jo, jo më tepër të përçajë protestën, por të ndajë opinionin në qëndrimet rreth protestës. Pra, kush është frika e Ramës dhe e establishmentit aktual. Nuk janë ata që dalin në rrugë, janë ata që i duartrokasin nga ballkonet, janë ata që iu bashkohen kur fillon marshimi. Pra, kjo protestë edhe kur mbledh 50 mijë apo 70 mijë veta në shesh, jehonën e ka shumë më të madhe se janë shumë më tepër njerëz që e përkrahin. Vetëm një gjë është e sigurt. Pra, edhe sikur sot të mbyllet kjo protestë, kjo protestë i ka arritur disa qëllime”,-tha Bushati./CNA





Lajmet e fundit nga