web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbahet sot protesta e 16-të kundër qeverisë

15 Qershor 2026, 18:37, Aktualitet CNA

Mbahet sot protesta e 16-të kundër qeverisë

Këtë të hënë në Tiranë po vijon sërish protesta qytetare kundër qeverisë.

Kjo protestë, që shënon të 16-ën radhazi, ka nisur me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin qendror të kryeqytetit, për të vijuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe godinës së Kryeministrisë.

Edhe sot, mijëra qytetarë po i bashkohen thirrjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare.

Prej 16 ditësh të njëpasnjëshme, qytetarët po ndajnë një sërë mesazhesh politike nëpërmjet marshimit të tyre nëpër kryeqytet, teksa mbajnë në duar pankarta të shumëllojshme me nota humori dhe ironie./CNA

 





Lajmet e fundit nga