web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në projektligjin “Për dhënie amnistie”/ Dështon përpjekja e Komisionit të Ligjeve, shkak një nen

15 Qershor 2026, 20:34, Politikë CNA

Këtë të hënë, në Komisionin për Çështjet Ligjore u bënë disa ndryshime në projektligjin “Për dhënie amnistie”.

Këto ndryshime u morën në konsideratë bazuar në problematikat që lindën nga zbatimi i ligjit “Për dhënie amnistie”, i vitit 2024, të lidhura me vonesën e arsyetimit të vendimeve dhe për rrjedhojë, me vonesën e marrjes formë të prerë.

Por pavarësisht përpjekjeve pozitive të shumicës së anëtarëve në këtë komision, problemi mbeti sërish i pazgjidhur. Kjo për shkak të mënyrës së formulimit të nenit 2, sipas së cilit, vendimi është i formës së prerë me shpalljen e tij, pavarësisht arsyetimit, vetëm në rastin e vendimeve të Gjykatës së Apelit.

Një formulim që do zgjidhte problemin në shkallë të parë dhe do ishte në përputhje me vullnetin e shumicës së anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore, që votuan sot pro këtij ndryshimi, do të ishte si vijon: “I dënuar” konsiderohet: a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me vendim të shpallur deri në datën 31.05.2026, ndaj të cilit nuk është bërë ankim ose është hequr dorë nga e drejta e ankimit./CNA





Lajmet e fundit nga