web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku ka humbur komiku Shalsi?/ A do të flasë sërish kundër KLSH-së

15 Qershor 2026, 10:49, Politikë CNA

Ku ka humbur komiku Shalsi?/ A do të flasë sërish kundër

Eduard Shalsi, i njohur ndryshe si "idioti i dobishëm" i rilindjes gjatë mbledhjeve të Komisionit të Ekonomisë, ku raportonte KLSH, ka dalë haptazi kundër këtij institucioni, duke filluar një betejë të paprecedentë.

Eduard Shalsi zgjodhi një mënyrë të neveritshme për të sulmuar KLSH-në, duke përdorur emrin e Mimoza Dhëmbit, drejtoreshë e Buxhetit në Ministrinë e Financave prej gati tri dekadash, e cila ka punuar me ministra socialistë, demokratë dhe njerëz të ndryshëm.

Por gjatë gjetjeve KLSH konstatoi se zonja Mimoza Dhëmbi kishte pasur disa problematika, shkelje dhe është rekomanduar largimi nga detyra.

Por Shalsi e personalizoi këtë situatë duke ushtruar presion ndaj kreut të KLSH-së, Arben Shehu, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ekonomisë.

Por sot komiku, qesharaku Shalsi, i përdorur për interesa të caktuara politike, ka heshtur.

Shalsi thjesht dhe vetëm u bë komik. Si klounët e cirkut, doli dhe tha një tufë me budallallëqe, duke hedhur një gur në lumë, si ajo shprehja “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s'e nxjerrin dot”.

Sot KLSH ka raportimin në Komisionin e Ekonomisë. Prisnim që Shalsi të dilte dhe të na tregonte problematika, por duket se e ka mbyllur sqepin.

Pra, s’ka pasur gjë parimore dhe asnjë të vërtetë në ato që ka thënë. Por duket se ka sulmuar KLSH-në për interesat politike dhe nuk dihet çfarë interesash të tjera që fshihen pas që mund të jenë dhe korruptive, pasi Shalsi nuk mund te jetë i tillë që të përdoret si kloun dhe të bëjë si komik pa asnjë qëllim./ CNA





Lajmet e fundit nga