web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Njësoj si opozita"/ Rama, me kunja: Persona nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën

12 Qershor 2026, 19:32, Politikë CNA

"Njësoj si opozita"/ Rama, me kunja: Persona nga Kosova dhe

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot lidhur me  protestën në kryeqytet, nuk ngurroi të hidhte kunja. 

Sipas tij, ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën.

“Asgjë normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po nuk dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën, njësoj si nga opozita që derdh në bulevard prurjet e kënetës së vet dhe tabakatë që mbledhin likes me dhe qajnë hallin e popullit, edhe partitë e reja që mbeten të vogla por u bënë të vjetra kërkojnë edhe ato një copë aty. Me këta nuk kemi asnjë punë. Për të rinjtë që mendojnë se po bëjnë revolucion kam simpati dhe mund të flas nëse ata duan të flasin. Fundja një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë vërtet për Tiranën: kanë pastruar zhulin e shoqatës së motovarëve që e kishin kthyer bulevardin në një vend ndyrësie, të mbetur vetëm erë”, u shpreh Rama./CNA 





Lajmet e fundit nga