web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Protesta po denoncon gjithçka denoncoi PD për 13 vite"/ Këlliçi: Kallëzuam inceneratorët dhe aferën monstruoze të "5D"

11 Qershor 2026, 17:14, Politikë CNA

"Protesta po denoncon gjithçka denoncoi PD për 13 vite"/

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në seancën e sotme plenare ka folur për protestat e zhvilluara ditët e fundit në vend.

Këlliçi tha se PD i ka mbështetur protestat që në orët e para të tyret sepse kjo protestë po denoncon gjithçka që opozita ka denoncuar për 13 vite.

Demokrati tha se teksa PD goditej rëndë, ajo rezistoi fuqishëm dhe kallëzuan një sërë aferash si inceneratorët, 5D, apo protestat ndaj Erion Veliajt.

 

“Ne e kemi mbështetur që në orën e parë protestën, sepse ajo denoncon gjithçka që PD ka denoncuar për 13 vite. Shumë përpara se të nmbusheshin sheshet, PD kishte ngritur alarmin për arsyet që u mbushën shtetet. Rama ka grabitur si i babëzitur. Ndërsa opozita sulmohej egër, që nga “non grata” e Berishës, marrja e vulës dhe deri te organizimi i funeralit politik. Por PD rezistoi fuqishëm. Kallëzuam inceneratorët, EcoPark, vjedhjen e pronës publike nga Carlo Bollino, aferën monstruoze të 5D, protestuam për të çuar përpara drejtësisë Erion Veliajn, protestuam për Belinda Ballukun.

Le të kujtojmë se PD ka bërë beteja të mëdha në Gjykatën e kapur Kushtetuese. PD i priu dhe betejave që kosideroheshin të pamundura, si ajo për votën e diasporës.

Refuzoni ata që predikojnë përçarjen. PD në ditën  saj më të vështirë mori mbi 500 mijë vota. Janë mbi 500 ijë shqiptarë që i kanë besuar kësaj partie, pasi historia nuk zhbëhet dot”, tha Këlliçi.





Lajmet e fundit nga