web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e "non grata"-s së Berishës/ Balla: Nuk komentoj informacione jozyrtare

11 Qershor 2026, 12:01, Politikë CNA

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ironizoi deklaratat e opozitës, duke thënë se po përpiqet ta paraqesë si sukses të protestës heqjen e “non grata”-s nga SHBA-ja ndaj kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin tha se nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet amerikane.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist tha se nuk mund të komentojë informacione të bazuara në burime jozyrtare, duke theksuar se një çështje e tillë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm pas një njoftimi zyrtar nga institucionet përkatëse amerikane.

Balla akuzoi gjithashtu opozitën se po përpiqet të përvetësojë protestën kundër projektit në Zvërnec dhe të ndryshojë karakterin e saj. Në fund të fjalës së tij, ai theksoi se mazhoranca mbetet e fokusuar te qeverisja dhe procesi i integrimit europian të vendit.

"Kështu është kur nuk dëgjon nënkryetarin e grupit. Dëgjoje! Si ishte kjo? Domethënë, po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr 'non grata'? Kështu thatë. Ja arritët edhe, madje, madje zotrote ndryshove dhe sloganin se ta kanë dhënë të drejtën ty protestuesit t'u ndryshosh ti sloganin. Madje thua që protestuesit sonte nuk do të thërrasin më Berisha në burg, po Berisha në Uashington. Ej, jeni bërë si telefoni i prishur. Ndoshta audioja e telefonit të ndonjë kolegu apo kolegeje nuk ka qenë mirë.

Do të dëgjosh? Dëgjo. Po, më fal, e vlerësoj unë se çfarë them. 7031 C-ja, mbi të cilën Sali Berisha është shpallur 'non grata', në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Megjithatë unë do ta komentoj këtë sapo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, o nga DASH-i, o nga ambasada amerikane, do të ketë një njoftim zyrtar, vëllezër. Unë nuk komentoj biseda telefonike, se nuk është korrekte, nuk është institucionale.

Por fakti që ju vini këtu dhe e shisni si sukses të protestës një gjë të tillë, mendoj, jo se vetë e the se the protesta sonte do të thërrasë 'Berisha në Uashington'. Kot lodheni ta vidhni protestën. Jo Sali Lushën të çoni në protestë ju, jo të gjithë ju të shkonin protestë.

Ne kemi një mandat për të qeverisur vendin, kemi një mandat për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju kemi mundur, po do t'ju mundim më thellë në 2029", tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga