web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Muçi-deputetëve të PD-së: Tani që dëgjuat këtë thirrje votoni kundër interpelancës sime

11 Qershor 2026, 11:13, Politikë CNA

Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, ka marrë fjalën e tij në Kuvend, ku u shpreh se kryeministri Edi Rama ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët dhe te shqiptarët.

“Ka dy javë që janë anuluar mbledhjet në komisionin ku unë bëj pjesë. Nëse ka ndaluar treni për në BE, na thoni t'ju japim një dorë. Ose pranojeni që Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët. Pranojeni që ky sharlatan po bën me turp edhe ata europianë që dikur e puthnin në faqe. Qarkullojnë mesazhet ku ju u kërkoni patronazhistëve të marrin më vete edhe 15 njerëz të tjerë.

Edi Rama është bërë i pabesueshëm para ndërkombëtarëve, shqiptarëve dhe elektoratit të PS-së. Prandaj ju bëj thirrje të jepni dorëheqjen”, tha deputeti.

Ndër të tjera, duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, tha se tani që në protestë thirret “Rama në burg, Berisha në burg”, votojnë kundër interpelancës që ai ka kërkuar.

“Kam dhe një koment për kolegët e partisë së kryegjyshatës që votuan që unë të mos mbaja interpelancën. Sot që buçet i gjithë bulevardi 'Rama në burg, Berisha në burg', votuat kundër interpelancës sime”, tha Muçi. /CNA





Lajmet e fundit nga