web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e “non grata”-s/ Boçi-mazhorancës: Sali Berisha ju mundi të gjithëve

11 Qershor 2026, 11:22, Politikë CNA

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka marrë fjalën e tij në Kuvend ku komentoi heqjen e “non grata”-s nga SHBA-ja për kryedemokratin Sali Berisha.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Boçi u shpreh se Berisha i mundi të gjithë dhe se frika e tyre është rritur edhe më shumë. Ndër të tjera, shtoi se duhet të kërkojnë falje për “baltën e hedhur ndaj Berishës dhe PD-së”.

“Sot ne jemi krenarë. Sali Berisha ju mundi gjithëve ju që jeni këtu. Mundi dhe hodhi poshtë të gjitha shpifjet, mashtrimet dhe baltën që hodhët mbi atë burrë dhe krejt PD-në. Sot është dita që ju të kërkoni ndjesë. Frika juaj sot është bërë sa një mal. E kishit nga protesta, sot frika juaj është rritur. Ju vazhdoni e mashtroni, nuk merrni mësime nga historia”, tha Boçi. /CNA





Lajmet e fundit nga