web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heqja e "non grata"-s së Berishës/ Meta, reagim nga burgu

11 Qershor 2026, 12:50, Politikë CNA

Heqja e "non grata"-s së Berishës/ Meta, reagim nga burgu

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmin për heqjen e “non grata”-s së kryedemokratit Sali Berisha nga SHBA.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se mban të njëjtin qëndrim si pesë vite më parë ku shprehet se ai vendim ishte një “komplot mafioz që synonte asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe helmimin e marrëdhënieve me SHBA-në”.

Postimi i plotë:

Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.

Njoftimi u bë i ditur nga deputetët e PD-së, ndërkohë pritet që DASH të dalë me një njoftim zyrtar. Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara më 19 maj 2021.

Vendimi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e përfshiu atë dhe familjen e tij në listën e personave të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri. /CNA





Lajmet e fundit nga