web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk na duhen trimëritë aventureske”/ Leskaj: Rama në pushtet me ligje abuzive, kanalizon paratë e shqiptarëve

11 Qershor 2026, 17:26, Politikë CNA

“Nuk na duhen trimëritë aventureske”/ Leskaj: Rama në

Deputeti demokrat Bujar Leskaj hodhi sot një sërë akuzash në drejtim të kryeminsitrrit Edi Rama.

Në fjalën e tij në Kuvend, Leskaj tha se Rama po kanalizon paratë e qytetarëve shqiptarë drejt një grupi njerëzish të lidhur me të, duke përdorur taktika ligjore.

Sipas deputetit, këto ligje janë detyrime kontraktuale të Ramës ndaj sistemit abuziv që e mban në pushtet.

“Në këto vite kemi ushtruar politika migratore shumë të rrezikshme dhe aventureske, pasi krijojnë pasiguri për kapacitetet institucionale të vendit. Pranimi i grupeve të huaja kërkon mekanizma shumë të larta kontrolli. Ne jemi një shtet i vogël dhe nuk na duhet trimëritë aventureske të liderit global, por duhet të tregojmë kujdes të veçantë për të mos u bërë pjesë e tensioneve gjeopolitike që zhvillohen jashtë rajonit. Ligjet e ‘qepura’ të Ramës janë kanalizim i parave të shqiptarëve te një grup njerëzish të lighur me të. Ligjet janë detyrime kontraktuale të Ramës ndaj sistemit abuziv që e mban në pushtet”,-tha Leskaj./CNA





Lajmet e fundit nga