web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PS: Me 12 qershor nuk kemi antimiting, por festë

12 Qershor 2026, 07:35, Politikë CNA

Deputeti i PS: Me 12 qershor nuk kemi antimiting, por festë

Deputeti socialist Erion Malaj i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin ka deklaruar se më datë 12 qershor është data e themelimit të PS dhe organizimi për këtë aktivitet është bërë më shumë se një muaj më parë para se të nisnin protestat.

Malaj hodhi poshtë pretendimet se është një “antimiting”, duke deklaruar se është një festë e planifikuar më herët për themelimin e PS.

“Tani po ju jap një përgjigje të drejtpërdrejtë. Duke qenë se data 12 qershor është ekzaktësisht data e themelimit të Partisë Socialiste dhe që mbyllja e të gjithë festimeve të 35-vjetorit do të bëhej më 12 qershor, ne e kemi caktuar këtë me të gjithë drejtuesit politikë në një mbledhje, në mos gaboj, para një muaji e gjysmë. Ne nesër nuk kemi një antimiting, por kemi një festë që e kemi planifikuar para një muaji e gjysmë. Datën 12 qershor e kemi caktuar shumë kohë më parë dhe kjo përkon me datën e themelimit të Partisë Socialiste. Nuk bëjmë antimiting. I kemi lënë të gjithë qytetarët në të drejtën e tyre për të protestuar”, tha Malaj./ CNA





Lajmet e fundit nga