web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat/ Vengu: Është për të ardhur keq, politikanë që nxitojnë në shesh të lajnë gabimet

11 Qershor 2026, 17:42, Politikë CNA

Protestat/ Vengu: Është për të ardhur keq, politikanë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në seancën e sotme plenare tha se përmasat e kohës kanë ndryshuar dhe nuk mund t’u përgjigjesh sifdave të 2026 me mendësi të shekullit të kaluar.

Duke folur për protestat e ditëve të fundit, Vengu tha se është për të ardhuar keq që disa politkanë shkojnë për të shlyer gabimet që kanë bërë ndaj popullit.

Vengu u shpreh se sovraniteti nuk mbrohet vetëm me flamuj, por dhe me investime apo aleanca.

 

Dje përkujtuam Lidhjen e Prizrenit. Ata burra që u mblodhën në Prizren u mblodhën sepse kuptuan që përmasat e kohës kishin ndryshuar. Nuk mund t’u përgjigjemi sfidave të 2026, me kategori mendore të shekullit të kalaur.

Është për të ardhur keq kur sheh politikanë që nxitojnë në shesh të lajnë gabimet që nuk i lajnë dot me popullin.

Sovraniteti nuk mbrohet vetëm me flamuj, mbrohet dhe me institucione, investime dhe aleanca.

Tranzicioni nuk përfundon në shesh, por përfundon me anëtarësimin në BE. Detyra jonë nuk është t’i japim drejtim zemëratës, por detyra jonë është t’i japim drejtim Shqipërisë”, tha Vengu.





Lajmet e fundit nga