web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka dorëheqje të qeverisë”/ Klosi: Disa përfaqësues të partive të reja duan të përfitojnë nga protesta

11 Qershor 2026, 22:25, Politikë CNA

“Nuk ka dorëheqje të qeverisë”/ Klosi: Disa

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, komentoi sot protestat disaditore kundër qeverisë.

Në emisionin “Të paekspozuarit”, Klosi u shpreh se nuk bëhet fjalë për dorëheqje të qeverisë, njësoj siç ka ndodhur edhe në vende të tjera të Europës.

Sipas Klosit, e vetmja kërkesë është të vijojë protesta e qetë përmes qëndrimit paqësor në shesh.

Socialisti nuk la pas ironitë, teksa shtoi se trë vetmit zëdhënës të protestës, janë disa përfaqësues të partive të reja që duan të marrin forcë nga protesta.

“Shohim kudo në Evropë protesta, Francën, Greqi dhe kudo, ka kërkesa që negociohen, nuk ka dorëheqje të qeverisë.

E vetmja kërkesë është të vijojë protesta e qetë. Ndihen të qetë, dalin me familjarë, fëmijët, rrinë disa orë në shesh. Bëjnë protestë paqësore që ka edhe pjesën e meme-ve, pankartave, ideve simpatike në protestë.

Nuk kemi një kërkesë specifike. Të vetmit zëdhënës të protestës, janë disa përfaqësues të partive të reja që duan të marrin forcë nga protesta. Sa kohë nuk kemi një kërkesë specifike, mendoj se kemi akoma kohë për të pritur dhe për të parë se çfarë kërkojnë”,-tha Klosi./CNA

 





Lajmet e fundit nga