web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama për “Vanity Fair”: Mundësi e përsosur për dorëheqje vetëm nëse hyjmë në BE

16 Qershor 2026, 15:20, Politikë CNA

Rama për “Vanity Fair”: Mundësi e përsosur për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një sërë përgjigjesh lidhur me çështjet e aktualitetit.

Në një intervistë për “Vanity Fair Italia”, Rama deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si një reagim ky ndaj thirrjeve të protestuesve qytetarë.

Sipas Ramës, takimi i parë i Shqipërisë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të lënë dorëheqjen.

"Për sa kohë që ndiej zjarrin e pasionit, do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej vërtet në BE, takimi i parë si shtet anëtar do të ishte mundësia e përsosur për të dhënë dorëheqjen",-shprehet Rama./CNA

 





Lajmet e fundit nga