web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ua kam marrë mandatin, rifitojeni me zgjedhje”/ Deputetja Koçeku "sfidon" socialistët kritikë

16 Qershor 2026, 13:44, Politikë CNA

“Nuk ua kam marrë mandatin, rifitojeni me zgjedhje”/ Deputetja

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sot lidhur me disa qëndrime kritike të bëra nga shumë socialistë, pasi të dielën njoftoi vendimin e largimit nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe daljen si deputete e pavarur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se nuk ua ka marrë mandatin socialistëve.

“Nuk ua kam marrë mandatin, rifitojeni me zgjedhje”/ Deputetja

Koçeku ndau edhe një sfidë të hapur ndaj PS-së, teksa shprehet se mund të fitojë zgjedhjet edhe pa ndihmën e partisë, përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”,-shkruan deputetja./CNA





Lajmet e fundit nga