
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar sërish me skenarët e tij për t’iu shmangur drejtësisë.
Kjo teksa këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e gjyqit në themel, Veliaj ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm dhe arsyeja lidhet me një të pavërtetë të përsëritur prej tij.
Përmes një deklarate që i ka dërguar gjykatës, Veliaj shprehet se nuk do të jetë i pranishëm për shkak se nuk i janë dorëzuar të gjithë fashikujt e dosjes ndaj tij.
"Nuk do të jem i pranishëm, pasi SPAK-u nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për të dorëzuar fashikujt e munguar dhe provat digjitale dhe të mundesojë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca",-ka deklaruar Veliaj.
Duket se kryebashkiaku, që ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025, nuk u ndahet skemave të tij për t’iu shmangur drejtësisë, por edhe frikës nga ‘kafazi’.
Por ja si qëndron e vërteta lidhur me fashikujt.
Të martën e 23 marsit 2026, gjatë seancës në GJKKO ndaj Veliajt, u zbuluan detaje shokuese nga procesverbali i dorëzimit të akteve që ka ndodhur në paraburgim.
Siç u shpreh asokohe prokurori Ols Dado, Veliaj jo vetëm ka refuzuar marrjen e akteve, por ka kërcënuar edhe Samet Gurgurin, oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke iu drejtuar me fjalë fyese, joetike dhe kërcënuese, duke i thënë “Pis, nuk kam për ta falur”.
“Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH-së. Ka qenë reagim joetik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri te drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët 'Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.' Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim”,-tha Dado.
Kjo lëvizja “mashtruese” e Veliajt tregon edhe njëherë se kryebashkiaku mendon se nga burgu mund të mashtrojë opinionin publik, ndërsa e vërteta është se aktet e gjykatës i kanë marrë avokatët e tij.
“Përkëdheljet” e Veliajt ndërsa qëndron në qeli prej rreth 16 muajsh, nuk e shpëtojnë dot kryebashkiakun ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, teksa bashkë me avokatët e tij kujton se mund të bëjë cirqe me gjykatën./CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërn...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Prokuroria e Tiranës ka caktuar “Arrest me burg” për katër...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet pr...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në...
Ditën e sotme në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme pritet t...
Pas një periudhe intensive informimi, trajnimesh dhe ndërg...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se prishja e ekuilibrit ...
Analisti Andi Bushati tha sot se është e vështirë të paras...
Pas më shumë se 4 orëve në qendër të Tiranës, qytetarët që...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të hënë në Tiranë,...
Kjo e hënë ka sjellë nisa ndryshime në nivelet drejtuese t...
Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qe...
Qytetarët e Korçës i janë rikthyer sot protestës kundër qe...
Këtë të hënë në Tiranë po vijon sërish protesta qytetare k...
Këtë të hënë është liruar nga qelia Fatjon Baçi, punonjës ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ngriti...
Kur kërkon lajme të fundit , zakonisht nuk po kërkon thjes...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ngriti...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, ka raportuar në Komisionin e ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fabrikën e letrës në...
Autoritetet policore në ishullin Mykonos të Greqisë arrest...
Një pikë karburanti është grabitur me armë gjatë natës. R...
Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm në Mirdit...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në samitin e G...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka ngritur dyshime në li...
Banka qendrore e Japonisë ka rritur normën e saj kryesore ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...