Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

NGA ELVI FUNDO
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet lobistëve dhe avokatëve të tij, ka bërë një reagim një ditë më parë. Një reagim jo i paparashikuar.
Ka ndodhur kështu edhe para se të jepeshin vendimet e Gjykatës së Lartë, vendimet në gjykatat e niveleve të ndryshme ku zhvillohej procesi gjyqësor ndaj tij për masën e sigurisë.
Menjëherë pas arrestimit, Erion Veliaj ka pasur qëndrime të ashpra, skandaloze, sulme, akuza, përgjime që treguan se ish-kryebashkiaku i Tiranës sulmonte, akuzonte, për më tepër edhe mashtronte opinionin publik. CNA e ka treguar me fakte në disa raste.
Jo vetëm tek akuza se i kishin kërkuar 2 milionë euro për ta liruar, shpifje kjo e provuar nga prokurorët, por edhe tek akuza se prokurori i çështjes, Olsi Dado, i kishte kërkuar leje ndërtimi dhe se këtë kërkesë e kishte refuzuar Veliaj. (LEXO KETU)
Por deri më sot, për më shumë se 70 ditë, Veliaj dhe suflerët e tij nuk e kanë nxjerrë këtë dokument. Jo vetëm te fakti që artikuloi publikisht se mbahej në burg pa akuzë, ndërkohë që prej disa muajsh akuza i ka shkuar, ndodhet në gjykatë dhe ai shtyn pambarimisht zhvillimin e seancave gjyqësore. Por edhe te fakti se ka qenë një arrestim politik, një shkarkim politik. Qëndrime, të cilat janë lehtësisht të lexueshme nga opinioni publik.
Erion Veliaj është arrestuar me vendim gjykate pas një hetimi të thelluar të prokurorëve. Kërkonte të qëndronte në detyrë, por në fakt prokurorët treguan se ai po prishte provat dhe prandaj ishte kërkuar një masë më e fortë sigurie. Nuk ishte njësoj si personat e tjerë të akuzuar.
Është mjaft e thjeshtë: Kur prish provat, shkon në qeli. Pa folur pastaj për sjelljen e tij, qëndrimet e mbajtura, sulmet, akuzat etj. U arrestua nga SPAK-u. (LEXO KETU)

Ka qenë vetë Erion Veliaj dhe partia e tij që e kanë mbështetur krijimin e kësaj strukture në vitin 2016. Pra, partia e Erion Veliajt e ka votuar Reformën në Drejtësi. Një votim që nuk kishte ndodhur në dekada në Parlamentin shqiptar me 140 vota pro. Të gjitha palët bashkë miratuan edhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe SPAK-u ishte një prej tyre.

Shumë nga strukturat e drejtësisë, pa asnjë diskutim, siç thotë dhe gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, kontrollohen nga socialistët apo janë socialistë të thekur, njerëz të Fatmir Xhafajt, ish-zyrtarë të Edi Ramës, apo të tjerë, që nga debatet për Gjykatën Kushtetuese, për KLGJ-në, për KLP-në, prokurorë të ndryshëm, që njihen për lidhjet e forta me socialistët, e deri tek institucionet e tjera të drejtësisë. Në gjykatat, ku më problematikja për Erion Veliajn është GJKKO-ja. Megjithëse vulën e ka vënë te Gjykata e Lartë, ku Mero, gazetari i familjes Veliaj, na tha se trupa gjykuese kishte brenda socialistë të thekur dhe komunistë.
Po të shohim më tej, del se të gjitha këto nivele gjykatash, sado të jenë të paragjykuara, kanë dhënë vendimet e tyre. Prokurorët dolën se ishin të akuzuar dhe për më tepër u ekspozuan në mënyrë kriminale, duke u bërë atyre sulme, shpifje, fyerje, akuza nga më të ndryshmet, nga më perverset. Dhe jo vetëm kaq, u sulmuan gjyqtarët e të gjitha niveleve në GJKKO.
Erion Veliaj ka shkuar tashmë në Gjykatën Kushtetuese dhe ka dalë me një proklamatë se shkarkimi dhe arrestimi i tij janë politike.

Në fakt, arrestimi i tij nuk është politik. Arrestimi i tij është për 13 akuza, ndërkohë që ka dhe një dosje tjetër që po hetohet, ku përfshihen fondet e qarkulluara nga vëllai i tij, i cili është dhe paguesi kryesor i studiove ligjore apo lobuese.
Erion Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave me propozim të Këshillit Bashkiak. Presidenti shpalli datën e zgjedhjeve në Tiranë dhe kjo e fundit u kontestua nga vetë Veliaj.
Dhe tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt nuk shqyrton a është i ligjshëm apo i paligjshëm arrestimi. Ky është përfundimisht i ligjshëm. Por shqyrton datën e dekretit të Presidentit, a ishte i ligjshëm apo jo.
Kjo është një çështje që u takon anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ekspertë të ndryshëm thonë që ajo është një çështje administrative. Veliaj do shkojë vetë në gjykatë dhe do të jetë atje përballë dhe do të shohim se çfarë do ndodhë.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës po kërkon të ngrejë një kauzë duke thënë se është shkarkuar politikisht apo arrestuar politikisht për të shkuar më tej në Strasburg si kryetar bashkie i Tiranës. Kjo për t’i dhënë atij një precedent kohe, pra të fitojë kohë sa më shumë në Strasburg.
E arrestoi SPAK-u, nuk e arrestoi Edi Rama. Tani, opozita pretendon se SPAK-un e kontrollon Edi Rama. Edi Rama pretendon se SPAK-u ka prokurorë, të cilët kanë tejkaluar ligjin. Për më tepër, në momentin e arrestimit të tij, pra të Veliajt, kryeministri Rama ka qenë mjaft i ashpër dhe ai sulmoi fort Strukturën e Posaçme dhe prokurorët. Jo vetëm ai, por edhe shumë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste thuajse e humbën fare toruan. Më parë e kishte bërë dhe Fatmir Xhafaj, kur u arrestuan drejtorët e "5D"-së. (LEXO KETU)

Ndërkohë, në SPAK i arrestuar ndodhet prej më shumë se një viti Ilir Meta, ish-president, ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë së Lirisë, themelues i LSI-së. Edhe Meta ka të njëjtin pretendim, se SPAK-un e kontrollon Edi Rama. Të njëjtin pretendim ka edhe Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i vendit, i cili akuzon prokurorët, gjyqtarët, kreun e SPAK-ut, strukturat e drejtësisë së re, si të kapura nga Edi Rama.
Tani del dhe vetë Erion Veliaj dhe thotë se është shkarkim politik dhe arrestim politik i bërë me qëllim për ta larguar nga detyra.
Sipas Metës dhe Berishës, SPAK-un e ka Edi Rama. Po dhe ata janë me akuza në SPAK. Veç tyre, me akuza në SPAK kanë qenë dhjetëra zyrtarë socialistë, përfshi këtu dhe ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Tashmë, së fundmi, është dhënë dhe lajmi se në hetim është edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Pra, dhjetëra socialistë, kryetarë bashkie, ministra si rasti i zotit Beqaj, apo të tjerë zyrtarë, i paska futur në burg Edi Rama sipas opozitës. Pra, Rama merr njerëzit e tij dhe i fut brenda. Këtë na e thotë dhe Erion Veliaj se shkarkimi i tij është politik.
Pra, në rast se dikush nga SPAK-u e ka futur brenda, na paskësh qenë Edi Rama, i cili e sulmonte SPAK-un. Por është ai që e bëri reformën në drejtësi me vullnetin e tij dhe siç e ka deklaruar publikisht, pa Edi Ramën dhe pa vullnetin e socialistëve, reforma në drejtësi nuk do të ishte kryer dhe SPAK-u e lufta ndaj korrupsionit në këto nivele nuk do të ekzistonin.
Tani, ose e ka arrestuar drejtësia me akuza, me prova dhe fakte, ose ka qenë Edi Rama që e ka bërë politikisht. Se opozita nuk e arreston dot, pasi është vetë me pranga dhe me akuza në SPAK.
Për më tepër, që të jemi të vërtetë deri në fund, Erion Veliaj do të duhet të na thotë tashmë, pse duhet ta arrestonte Edi Rama kur përpara kishte zgjedhjet? Pse duhet ta arrestonte Rama kur në fakt e ka mbrojtur?
E ka marrë nga 99-shat e rrugëve të “Mjaftit”, që luftonin kundër socialistëve dhe e bëri kryetar të bashkisë më të madhe në vend dhe pretendentin kryesor për trashëgimtar të karriges së tij, si kryetar të Partisë Socialiste. Këtu ka shumë të panjohura.
Më tej, duhet thjesht dhe vetëm të shohim se si do të jetë artikulimi i Veliajt për reformën në drejtësi të bërë nga partia e tij, nga kryetari i partisë së tij, nga kryeministri i tij.
Nuk mund të jetë politik arrestimi i Erion Veliajt, sepse nuk mund ta bënte dot opozita, apo kundërshtarët e tij në pushtet. Sot në fuqi kemi Reformën në Drejtësi të cilën ai vetë e mbështeti dhe madje ata të SPAK-ut Veliaj i quajti me ironi “kolegë”.
Jemi përballë shumë fakteve, shumë provave, gënjeshtrave, mashtrimeve dhe një artikulimi publik që kërkon të na viktimizojë një njeri me 13 akuza.
Por, në qoftë se Erion Veliaj e ka politik arrestimin e tij, pse nuk shkon të përballet në gjykatë? Pse prej javësh e muajsh e shtyn pambarimisht procesin e tij gjyqësor? Pse nuk shkon të përballet me prokurorët? Pse gjen kleçka rrugës?

Partia Socialiste e vuri kryetar bashkie, Partia Socialiste e zgjodhi. Se kur ishte vetëm me 99-shat e tij, mori në të gjithë Shqipërinë aq vota sa në Tiranë i ka marrë një këshilltar i thjeshtë. Ndaj dhe tezat me shkarkime politike e arrestime janë thjesht dhe vetëm grahma e lëvizje me shpresën se diçka mund të ndryshojë në një gjykatë tjetër, pra në Strasburg, ku Erion Veliaj do të pretendojë se i janë shkelur të drejtat e tij.
Këtë do ta tregojë drejtësia, jo vetëm ajo e Shqipërisë, por edhe e Strasburgut, ku edhe po të shkojë zoti Veliaj, nuk kërkon dot lirimin e tij. Nuk do të kërkojë dot të rrëzojë faktet dhe provat që i ka siguruar SPAK-u. Por do të kapet pas qimes së flokut, për të gjetur ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut. Të tilla nuk ka pasur dhe për më tepër, Erion Veliaj tani me këto lëvizje, thjesht dhe vetëm, siç e theksuam dhe më lart, po bën veprime. Po bën një aksion që po mundohet të marrë diçka nga këto procedurat dhe teknikalitetet ligjore e të bërtasë për “fitore”.
Në fakt, fitoren e vërtetë ai duhet të shkojë dhe ta kërkojë në seancën gjyqësore, të shkojë të përballet me prokurorët, të shkojë të përballet me gjykatën, të çojë provat dhe faktet e tij dhe të provojë pafajësinë e tij. Kjo është beteja e vërtetë që duhet të bëjë Erion Veliaj.
Sa për këto broçkulla me shkarkime, arrestime politike dhe me drejtësi të kontrolluar nga kundërshtari politik që s'e ka, në finale kemi këtë fjali nga ai: E arrestoi kryetari i partisë së tij dhe e shkarkoi kryetari i partisë së tij. Këtë tezë e kanë përdorur edhe gazetarët e paguar prej njerëzve të tij dhe shumë sharlatanë e palaço mediatikë.
Por Erion Veliaj nuk është në burg se e donte Edi Rama, as se e donin Sali Berisha me Ilir Metën. Këta të dy të fundit mund të kërkonin dhe ta “pushkatonin”, por jetojmë në vitin 2025. Dhe nuk ka mundësi të ndodhin më ato krime si dikur.
Por Erion Veliaj është në burg për shkak se ka shkelur ligjin, për shkak të fakteve dhe provave të mbledhura nga prokurorët me një hetim të fortë, superprofesional, që ka tashmë momentin për t'u ballafaquar ish-kryebashkiaku i Tiranës, që nuk po e bën këtë, por po kërkon të vërtitet si “kali në lëmë”, duke shpresuar se në fund do t'ia dalë në Strasburg./ CNA
Aeroporti i Vlorës, një nga aeroportet e reja që pritej të...
Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka ven...
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...