
Pavarësisht se i binin pak si gjatë, vija e mbrojtjes së shpërndarë dje nga këshilltarët e huaj të Erion Veliajt ishte, që ky i fundit është viktimë e një skenari për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë. Sipas asaj vije mbrojtjeje, qëllimi final i skenarit ishte shkarkimi i Veliajt si kryetar bashkie.
Mjeti i përdorur për të arritur qëllimin ishte burgosja. Pra, Erion Veliajn e paskan futur në burg, që të mund ta hiqnin si kryetar bashkie.
Ky skenar cilësohet nga mbrojtësit e shtrenjtë, si persekutim politik. Por meqë e nisën, duhet të thonë se kujt dhe pse Veliaj u duhej i hequr si kryetar i Bashkisë Tiranë. Sepse qëllimi, sipas tyre, paska qenë heqja e Veliajt nga bashkia. Kështu thonë!
Dhe konflikti duhet të ketë qenë shumë i madh derisa qenkan bërë të gjithë bashkë që ta heqin si kryetar bashkie. D.m.th. në një skenar të hartuar paraprakisht, në unison dhe me një program pune ku secili kishte të qartë rolin e vet, të gjithë SPAK, GKKKO, Këshilli Bashkiak, Kryeministri e Presidenti u bënë bashkë për të hequr Enion Veliajn nga bashkia.
Dhe për të bërë të mundur shkarkimin, e paskan futur në burg. Mos qeshni! Kështu thonë këshilltarët e jashtëm të Veliajt.
Derisa mbrojtësit e jashtëm shkruajnë që gjithë ky organizim i strukturuar politiko-magjistral paskësh gjetur si mjet për shkuar te shkarkimi administrativ, burgun penal, atëherë ata po thonë që mjeti qenkësh zgjedhur pikërisht për të justifikuar shkarkimin.
Pra, burgu e justifikuaka shkarkimin! Ky skenar grotesk u shpërnda si parapritë e seancës në Gjykatën Kushtetuese.
Por në Gjykatë Kushtetuese nuk diskutohet dot burgu. Aq më pak mund të bëhet vlerësimi i këtij skenarit që mund të bëjë entuziast Veliajn, por vështirë se “hahet” dot.
Këta këshilltarët e jashtëm të Veliajt duhet t’i sqarojë dikush se me çfarë merret Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, se ata duket sikur paskan në plan t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese ta nxjerrë nga burgu Veliajn. Sepse burgu e justifikon shkarkimin. Por nëse bie burgu, bie dhe shkarkimi.
Këta amerikanët e shtrenjtë edhe pak ditë më parë u ngatërruan kësisoj me letrat e veta dhe duken pak si tafti-bafti te ky shërbimi që i japin Veliajt.
Kështu kur kërkuan lirimin nga burgu të Veliajt në Gjykatën e Lartë, argumentonin se Veliaj “duhej liruar nga burgu se është shkarkuar”.
Në të njëjtën ditë po depozitonin në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e shkarkimit si antikushtetues!
Në Gjykatë Kushtetuese kërkojnë pavlefshmërinë e shkarkimit si antikushtetues dhe në të njëjtën ditë shpërndajnë një material ku e trajtojnë shkarkimin si skenar filmi NETFLIX.
Triller politik thonë!
Por edhe këtë si bocet e kanë nxjerrë në shitje, se nuk janë lodhur fare të detajojnë diçka më shumë.
Jurisprudenca bëhet dhe zhvillohet brenda kulturës ligjore përkatëse.
Ndaj një amerikan nuk këshillon dot në një kulturë ligjore diametralisht të kundërt me atë që njeh dhe e ka studiuar amerikani i shkretë. Aq më shumë kur amerikani është ekspert i së drejtës tregtare dhe jurisprudencën e rastit e zhvillon në të drejtë administrative publike të nivelit më të lartë deri kushtetues.
Kur një amerikan rreket të bëjë jurisprudencë në Shqipëri prodhon skenarë për Netflix. Dhe as nuk lodhesh ta qëndisësh kur e ke të shitur shtrenjtë pa e shkruar akoma.
Pastaj kur je mësuar ta shohësh veten si personazh Netflix-i, kështu e pëson nga realiteti. Ndaj i vetmi që mund ta blejë këtë skenar është Erion Veliaj.
I vetmi konkluzioni është që Erion Veliajt nuk i kanë mjaftuar 8 muaj. Do t'i duhet ndoshta një vit që të kuptojë çfarë i ka ndodhur.
Këta skenarët me trillera politikë nuk e ndihmojnë dot./ CNA
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë si të pandehura ...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ës...
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bas...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, po...
Pasditen e së martës, në Vatikan u zhvillua ceremonia madh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka folur mëngj...
Një hetim po zhvillohet për tjetërsim pronash në zonën e L...
Ditën e sotme do të mblidhen 7 komisione, Komisioni për Ni...
Një aksident rrugor ka ndodhur një ditë më parë në aksin T...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “A Krasta Shoë” në Syri...
Tre deputetë italianë kanë zhvilluar një inspektim në kamp...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e çështj...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg Ervis Civilon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar 16 persona të akuzuar nga SPAK...
Ndërsa zgjerimi i BE-së po fiton një vrull të ri politik, ...
Prokuroria e Fierit ka vendosur të dërgojë për gjykim shte...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ...
Sot, studiot ligjore që lobojnë për kryebashkiakun e shkar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...