EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Pasditen e së martës, në Vatikan u zhvillua ceremonia madhështore e kremtimit të 60-vjetorit të deklaratës historike “Nostra Aetate” të Koncilit të Dytë të Vatikanit, dokumenti që përcaktoi marrëdhëniet e Kishës Katolike me ndjekësit e feve të tjera.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për dialogun dhe bashkëjetesën ndërfetare në mbarë botën, mori pjesë me ftesë zyrtare edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, duke përfaqësuar komunitetin bektashian dhe traditën fetare shqiptare të paqes, tolerancës dhe dashurisë njerëzore.
Para fillimit të ceremonisë, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në pritjen e veçantë të Atit të Shenjtë, Papa Leo XIV, ku u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërfetar në kohët sfiduese që po kalon bota.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm gjithashtu gazetari Ferdinand Samarxhi dhe Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Genti Kruja, të cilët nënvizuan kontributin e Shqipërisë si model i harmonisë fetare.

Ndërkaq, Papa Leoni XIV mbajti një fjalim të ngrohtë dhe reflektues përballë përfaqësuesve të feve botërore dhe trupit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e dialogut, shpresës dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet popujve.
Tema e këtij përvjetori, “Duke ecur së bashku në shpresë”, u shndërrua në një thirrje për unitet shpirtëror dhe bashkëpunim mes feve në një botë të lënduar nga ndarjet dhe dhuna.
Papa kujtoi se gjashtëdhjetë vjet më parë u mboll fara e dialogut ndërfetar, e cila sot është bërë “një pemë madhështore që jep fryte miqësie, mirëkuptimi dhe paqeje”.
Ai shprehu mirënjohje për burrat e gratë që e kanë bërë realitet këtë vizion, përfshirë edhe ata që dhanë jetën “si martirë të dialogut”.
Ai foli për rreziqet e reja që kërcënojnë paqen dhe unitetin: mure të reja që ngrihen mes kombeve dhe feve, plagët e varfërisë, zhurmën e konflikteve dhe “britmën e tokës”.

Megjithatë, Papa ftoi udhëheqësit fetarë të mos dorëzohen përballë dëshpërimit, por të bëhen “profetë të kohës sonë” që denoncojnë dhunën dhe padrejtësinë, shërojnë ndarjet dhe shpallin paqen.
Dikasteri për Dialogun Ndërfetar i Vatikanit organizoi këtë përvjetor të shënuar në kuadër të Vitin Jubilar – Pelegrinazhi i Shpresës, duke theksuar se, edhe pas gjashtë dekadash, “Nostra Aetate” mbetet një dritë udhërrëfyese për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit mes feve.
Në të njëjtin kuadër, Audienca e Përgjithshme e kësaj të mërkure, e drejtuar nga Ati i Shenjtë Papa Leo XIV, i kushtohet temës së dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit për paqe në botë.
Gjatë këtyre 60 viteve, ky dialog ka dëshmuar se është një forcë e fuqishme për shërimin e plagëve, parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis popujve dhe besimeve të ndryshme./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka folur mëngj...
Një hetim po zhvillohet për tjetërsim pronash në zonën e L...
Ditën e sotme do të mblidhen 7 komisione, Komisioni për Ni...
Një aksident rrugor ka ndodhur një ditë më parë në aksin T...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “A Krasta Shoë” në Syri...
Tre deputetë italianë kanë zhvilluar një inspektim në kamp...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e çështj...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg Ervis Civilon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar 16 persona të akuzuar nga SPAK...
Ndërsa zgjerimi i BE-së po fiton një vrull të ri politik, ...
Prokuroria e Fierit ka vendosur të dërgojë për gjykim shte...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ...
Sot, studiot ligjore që lobojnë për kryebashkiakun e shkar...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka marrë sot ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar para studentëve të U...
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj ka kërku...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, e ka mbyllur fjalimin e tij ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...