"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Dje, Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, ka vendosur që për pesë ditë të mos merret pjesë në asnjë gjyq. Kjo, për një precedent lidhur me një avokat të arrestuar në Elbasan sipas pretendimeve joligjore.
Në vendim thuhet se në datat 20-25 tetor do të bojkotohen të gjitha seanca gjyqësore, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu thuhet se avokatët, të cilët nuk e zbatojnë rregullin, do të përballen me vendosjen e masave më të rënda disiplinore, pezullim deri në heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit.
"Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesëmarrja në çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit", thuhet në vendim.
Më 6 tetor ndodhi një akt kriminal, një tragjedi, një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit. Dhe sërish u shfaq Maks Haxhia. Dje, u shfaq sërish Maks Haxhia.
Në rastin e parë, Maks Haxhia, ky "korife" i drejtësisë, që nuk po themi ç'i ka thënë Berisha apo ku e kanë çuar dhe pse e kanë çuar, sepse është në të drejtën e tij për të qenë jurist dhe avokat, se përfundimet e tij pastaj të tjerët i dinë mirë. Por po themi, si ka mundësi?
Herën e parë, kur ndodhi krimi i madh me një gjyqtar në sallën e gjyqit, Maks Haxhia vendosi që të kishte dy ditë bojkot ndaj proceseve gjyqësore. Por jo në të njëjtat data që kishte vendosur trupa gjyqësore, por në disa data të tjera. I kishte shtyrë ato dhe ishin përcaktuar dy ditë në ditë të tjera. Ndodhi një tragjedi, një vrasje, por nuk iu qëndrua datave që u caktuan nga KLGJ dhe KLP, për datat 7 dhe 8 tetor, po u caktua bojkot për datat 9 dhe 10 tetor.
“Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025”, shkruhej në vendim.
Tani, pasi ndodhi arrestimi i avokatit, vendosi pesë ditë.
Qytetarët kur lexojnë, kur i shikojnë të pandehurit, njerëzit që kanë probleme me drejtësinë në Gjykatat Administrative, Penale, Civile, thonë: “Po, duhet të luftojnë, t'i qëndrojnë përballë padrejtësisë!”
Por Maks Haxhia nuk ka hallin e tyre!
Sepse me vendime përmes telefonit, pa bërë diskutim dhe pa marrë mendim dhe me pasojat që sjell për çdo gjyq në çdo gjykatë të çdo niveli, Maksi e vendos. E vendos vetë Maksi me telefon dhe ne e kemi të provuar se na e ka konfirmuar për CNA, sepse herën e parë ka një rastësi. U vendos një bojkot dhe mbyllje e sistemit të drejtësisë përkohësisht për dy data.
Por Maksi nuk e bëri në ato dy data, e shtyu pak datën, dy data përtej. Pse? Sepse kishte gjyqin Erion Veliaj.
Tani ndodh një rast tjetër, ndoshta “pa dashje”, “shumë pa dashje” sepse ka gjyqin Erion Veliaj. Të martën, Erion Veliaj duhet të paraqitet në gjykatë, por këtë herë nuk është dy, por pesë ditë. Një herë dy ditë, një herë pesë ditë, një herë shtatë ditë. Maks Haxhia gjen teknikalitete.
A është më avokat Maks Haxhia? A është më Maks Haxhia dhe kjo Dhomë e Avokatëve e vërtetë, apo është në shërbim të grupeve kriminale, të bandave, të personave të korruptuar, për t'u gjetur mundësi që ata të përfitojnë?
Si ka mundësi që Maks Haxhia e bën gjithçka kur ka gjyqin Erion Veliaj. Këto s'kanë ndodhur më parë, po ndodhin tani. Javë pas jave, Maks Haxhia na gjen bojkote.
Vritet një gjyqtar dhe bojkotohet dy ditë, dy ditë pas bojkotit të të gjithëve. Dhe tani, arrestohet një avokat dhe e bën bojkotin pesë ditë. Në të dyja rastet, ka gjyqin Erioni. Erioni që duhet gjykuar, që kërkonte të shkonte në gjykatë, por në fakt është Maksi, Maks Haxhia.
Ne do të vazhdojmë me Maksin dhe tani fatkeqësisht më shumë sesa duhet të merremi me prokurorë, me gjyqtarë, me drejtësinë, me mbështetjen e institucioneve, duhet të merremi me Maksin, me studiot ligjore, me mediat e tij, me këta individë që përtej drejtësisë janë padrejtësia e vërtetë. Nuk janë mbrojtje. Përpara Maksit qëndron dhe Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj.
Me sulme, akuza, shpifje e shantazhe ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Pas Meros vjen Maksi, po, po, Maksi, Maks Haxhia. Janë dy, të dy kanë një detyrë, të bëjnë avokatin e djallit! Dhe këta janë avokatët e djallit!/CNA
Dje Tedi Blushi, në vend të ndjesës, kishte nxjerrë një st...
Sot Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lir...
Afera e shekullit është ajo e inceneratorëve që fillon...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një nga ngjarjet më...
Sot pasdite është qëlluar me armë brenda ambienteve të Gjy...
Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij sot, ku kishte t...
Rreth 11 emra ka nxjerrë opozita si kandidatë për Bashkinë...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës,...
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...