web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat dhe doktor Zeqo Pilafi i Sali Berishës

16 Shtator 2025, 13:01, Editorial CNA

Mediat dhe doktor Zeqo Pilafi i Sali Berishës

Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për shkak të mashtrimeve të tij publike, sot i bëhen 30 ditë nga një mashtrim që e bëri në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe ende nuk ka publikuar as kërkesën e prokurorit Ols Dados që e ka akuzuar se ka kërkuar shtesë mbi lejen dhe as refuzimin e bërë nga Erion Veliaj. Ky është një mashtrim publik që ka zgjatur 30 ditë.

Në fakt, ka dhe një këngë shumë popullore shqiptare për besimtarët myslimanë “30 ditët e Ramazanit”, as kanë ngrënë e as kanë pirë.

Në fakt, Mero Baze dhe Erion Veliaj që kanë 30 ditët e mashtrimit të paktën të shkojnë në xhami e kisha të luten që t’u falin mëkatet për këto mashtrime.

Pjesa tjetër i takon dhe reklamimit që Mero Baze u ka bërë së fundi mediave në Shqipëri duke thënë se po i drejton opozita.

Në fakt shumica e televizioneve që drejton opozita janë vasalët e qeverisë. Nuk i shohim të kenë denoncime, investigime, beteja të hapura parimore me kryeministrin.

Shqetësimi i parë i Mero Bazes fillonte me vajtjen e Dhurata Çupit drejtoreshë në “News 24”. Në fakt, Irfan Hysenbelliu është nga ata që më shumë se luftë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e ka me Belinda Ballukun, sikur të ishte vëllai i Erion Veliajt apo më keq akoma deklaron se Edi Rama është njeriu më vizionar që ka Shqipëria. Imagjinoni filozofinë që mund të fusë në media Dhurata Çupi, pra një njeri që thjesht administron.  

Për “A2” flet për mikun e tij Astrit Patozin, i cili, po, ka qenë me PD-në, por është ndarë, mban distancë me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike që në vitin 2013, që nga gara e të ndjerit Sokol Olldashi, më pas doli me një parti më vete dhe tani menaxhon një media.

Shkojmë te televizioni publik, tek Eni Vasili, që çfarë mund të na thotë kur në fakt drejton një televizion publik ku ka varësi nga një bord, që shumicën e ka qeveria. E kemi parë si shkarkohen dhe emërohen drejtorët.

Shkojmë më tej në “Top Channel”, ku na qenka Grida, deputetja e PD-së. Në fakt, “Top Channel” është televizioni ortak me inceneratorët, me aferën e inceneratorëve dhe është një megafon i pandalshëm i qeverisë.

Ato media të tjera, të cilat Mero do t’i përmendë, në fakt harron të na thotë se ka qenë për 16 vjet nxënësi, më pas dhe reklamuesi e menaxheri më i madh mediatik i Sali Berishës.

Në fakt, është bërë një nxënës edhe më i keq se artikulimi publik që ka Sali Berisha.

E kanë kritikuar fort doktorin për sulmet personale, për goditjet nën brez, për prekjen e bashkëshorteve, të grave, të fëmijëve, por në fakt Mero Baze bën dhe më keq sesa kaq.

Është pa din e pa iman, përveçse një mashtrues publik.

Gazeta e tij e ka qenë një vasale e Sali Berishës për të mos thënë se e ngriti Sali Berisha me paratë e PD-së.

Është i njëjti Mero që na thoshte rrezikun shqiptaro-amerikan në vitin ‘97 për llogari të Sali Berishës.

Por më pas për interesa klienteliste dhe korruptive u shit dhe iku dhe, u takua tek Edi Rama. Si dhe këta të tjerët që sot drejtojnë dhe menaxhojnë media, të cilat na u quajtkan të menaxhuara si zë i fuqishëm opozitar.

Në rast se do t’i shkojmë këtij parimi, zëri më i fuqishëm opozitar në Shqipëri mbetet Mero Baze, por me Erion Veliajn që tashmë në pranga, i burgosur në burgun e Durrësit, shpresën e vetme e ka te Mero që bashkë të bëjnë një parti kundër Ramës pas përplasjeve të fundit me mendimin se diçka mund të bëjnë dhe mund të rikthehen prapë në lojë me pazaret e tyre politike.

E në qoftë se ka një pazarxhi në media që ka ikur sa nga një krah në një krah për interesa nga më të pështirat, në rast se ka njeri që është përfitues në pushtetin e socialistëve, ky është doktor Zeqo Pilafi i Berishës, pra Mero Baze, i cili nga çorapet e grisura dhe i strehuar me para publike nga Enti Kombëtar i Banesave tani është bërë me hotele, me toka, me apartamente të shumta në kryeqytet e deri te zyrat kur para se t’i administronte sulmoi biznesmenin që do t’i ndërtonte.

Të bëjë moral Mero Baze për menaxherët e televizioneve apo drejtuesit e tyre në Shqipëri se kanë qenë dhe kanë punuar te PD apo janë mbështetës të opozitës dhe të zgjedhur të saj është njësoj si të bëjë moral një prostitutë e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet./ CNA





Lajmet e fundit nga