
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka lënë pa thumbuar edhe njerëzit që kanë marrë shpatën dhe i janë vërsulur SPAK-ut me mashtrime dhe intriga që pas arrestimit të Erion Veliajt.
Rama pati dy qëndrime për drejtësinë, fillimisht ai kritikoi prokurorët dhe gjyqtarët që kanë dhënë vendimet e qeverisë gjatë operacionit për lirimin e hapësirave publike.
"Pushteti i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë nëpër Shqipëri, prokurorë dhe gjykatës, jo pak dritëshkurtër, mendjengushtë dhe nganjëherë me një mungesë ulëritëse integriteti, të cilët e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rasti i kohëve të fundit, ku disa prokurorë dhe gjykatës të tillë i kanë rënë ndesh interesit publik me një verbëri dhe brutalitet të frikshëm duke mbajtur anën e zaptuesve të hapësirës publike, është emblematik. Dhe kur shikon se si individë të cilët paguhen nga taksat tona, ku e ku më shumë sesa mësuesit apo sesa mjekët dhe infermierët, e përdorin pavarësinë e tyre për të goditur pabesisht interesat e shtetit dhe të familjeve të një lagjeje të tërë banimi, të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër me një fytyrë të re",-theksoi Rama.
Duke iu përgjigjur zërave kritikë brenda PS-së për të marrë në mbrojtje Erion Veliajn, Rama u shpreh: “Ne, Partia Socialiste, nuk kemi hyrë në asnjë rast dhe për asnjë rast në meritën e një çështjeje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë këtë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë, duke bërë avokatin e kujtdo ndër njerëzit e kësaj familjeje të madhe politike që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi, të paktën për sa kohë unë do të jem në krye të kësaj familjeje të madhe, asnjë pendesë për lirinë dhe për pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.
"Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi, zgjedhjeje, promovimi apo shkarkimi të prokurorëve dhe gjykatësve dhe po ashtu, nga çfarëdo forme kontrolli mbi aktivitetin e tyre”,-theksoi kryeministri.
Kreu i qeverisë theksoi më tej: “Duhet durim i madh strategjik për t’i dhënë kohës kohë, me bindjen se institucionet demokratike nuk rriten më shpejt se fëmijët, madje ato rriten shumë më vonë se fëmijët. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas në raport me drejtësinë dhe pavarësinë e saj, sepse çdo hap i tillë sot, do të kishte si pasojë nesër, kushedi se sa më shumë hapa larg nga drejtësia europiane e gjeneratës tjetër.
"Shpeshherë mua më pyesin edhe shokë dhe shoqe këtu, si mund të durohen pa lënë dy gurë bashkë padrejtësitë e organeve të drejtësisë kur ato bien deri dhe te dikush me të cilin kemi ndarë ditë të mira dhe të këqija në llogoren e përbashkët? Si xhanëm edhe kur padrejtësia në trajtimin e rastit duket açik, ku e ku më e trashë sesa filli i drejtësisë, prapëseprapë u dashka të durojmë? E di që përgjigjja ime shumëkujt këtu nuk i duket përgjigje, edhe pse sa për sy e faqe bën sikur bie dakord, por unë nuk e gjej dot një përgjigje më të lehtë”,-tha Rama.
Në fund, kryeministri dhe kreu i PS-së u dha shqelmin Erion Veliajt, Mero Bazes dhe mediave që sulmojnë SPAK-un dhe GJKKO-në duke thënë se socialistët nuk e kanë asnjë mundësi dhe, mbi të gjitha, asnjë të drejtë ta kthejmë llogoren e përbashkët në një rifuxho për të marrë në mbrojtje këdo qoftë dhe as të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK-ut apo GJKKO-së.
“Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë jo me zor, por me dëshirë, në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e Partisë Socialiste dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi dhe, mbi të gjitha, asnjë të drejtë, ta kthejmë llogoren e përbashkët në një rifuxho për të marrë në mbrojtje këdo qoftë dhe as të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK-ut apo GJKKO-së. Dhe po, përfshirë edhe rastet kur për dikë, sipas nesh, po bëhet një padrejtësi”,-theksoi Edi Rama duke qenë i drejtpërdrejtë dhe i qartë në qëndrimin e tij.
Prej disa muajsh, ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së ka filluar një fushatë sulmesh, akuzash, shpifjesh e mashtrimesh nga media të kontrolluara dhe paguara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.
Fushata sulmesh dhe mashtrimesh nga të cilat Rama është distancuar qartazi duke i dhënë jo vetëm një shqelm, por edhe një grusht fytyrës Erion Veliajt me kërkesën për shkarkimin e tij dhe të gjithë Mero Bazeve të medias shqiptare që kanë marrë në mbrojtje zdromsin e Tiranës./CNA
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...