
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila ka përfshirë zyrtarë pafund, që nga ata të niveleve të vogla deri tek ish-ministri i Mjedisit, i cili është kthyer në një dardhë boksi për një prokuror që fle gjumë si Dritan Prençi.
Më shumë se Dritan Prençi që mendon se çështja mund të mbyllet duke e tërhequr zvarrë se dikur ne do të heshtim dhe do të harrohet, çështja e inceneratorëve është çështje e identitetit të drejtësisë shqiptare. Kësaj çështjeje nuk mund t’i vihet kapak nga prokurorë, të cilët janë kthyer në mercenarë politikë që i zgjidhin çështjet duke ndjekur të pandehurit në gjendje të lirë.
Këta të fundit janë individë që vijnë vërdallë, që prishin provat, të cilët nga ngadalësia e Dritan Prençit mund të fitojnë miliona e miliona euro të tjera.
Pa diskutim shembulli se si përfitohet nga një koncesion i kthyer në aferë duke krijuar një skemë të drejtpërdrejtë me median janë inceneratorët dhe lidhja më e fortë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me pagesa direkte dhe indirekte ishte “Top Channel”.
Ishte “Top Channel” në kohën e Vjollca Hoxhës apo më vonë në kohën e Lorit. Nuk mundi dot kjo media të ndahej nga inceneratorët, nga ortakëria me ta, nga Endrit Habilaj që e akuzonte vetë për gjobëvënie dhe më pas “Top Channel” publikisht i thoshte se ishte një gjobaxhi.
Nuk mund të ndahej dot kurrë nga ortakëria nga aksionet e Lorit me Klodin e Mirelin dhe financimet nga pagesat, edhe pse mediat sado të vogla ishin, sado pak ishin, shkruanin dhe ulërinin se bëhej fjalë për një vjedhje, e cila sot ka shkuar në rreth 120 milionë euro.
Qeveria shqiptare mund të pretendojë se po bënte landfill, se do të ndërtoheshin inceneratorët, por ne jemi përballë faktit se në Elbasan inceneratori 24 milionë euro nuk punon, në Fier inceneratori 35 milionë euro nuk ka përfunduar dhe në Tiranë ku janë paguar 120 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në mënyrë direkte dhe indirekte inceneratori nuk ekziston.
Ndodhemi përballë një katastrofe të frikshme mjedisore dhe këtu “shkëlqen” “Top Channel” si kokoshi në majë të plehut dhe “Top Channel” është media në majë të malit të plehrave në Sharrë, pasi ka përfituar miliona e miliona euro nga grupi kriminal i inceneratorëve.
Dhe prokurori Dritan Prençi nuk i sheh sepse nuk punon si inceneratori në Elbasan, nuk ka përfunduar hetimi i inceneratorit të Fierit apo ndoshta nuk do të akuzojë kurrë ato media që sulmuan, akuzuan prokurorë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur aferën e inceneratorëve.
Nuk do të ekzistojë akuza kurrë për përfituesit e parave në bashkëpunim me bandën e inceneratorëve, as për Dritan Prençin, as për ndonjë prokuror tjetër, të cilët ashtu si “Top Channel” shkëlqejnë mbi malin me plehra në Sharrë.
Ata thjesht dhe vetëm ndotin imazhin e një institucioni duke mos pasur jo vetëm kurajën qytetare, por as etikën më të vogël institucionale, për të qenë në lartësitë e një detyre që ata kanë.
Kjo ndodh thjesht dhe vetëm se banda e inceneratorëve nuk i sulmon, thjesht dhe vetëm se ata që vodhën direkt dhe në bashkëpunim dhjetëra miliona euro të taksave të qytetarëve shqiptarë heshtin për paaftësinë e këtij prokurori. Prençi bën sikur nuk kupton, bën sikur nuk dëgjon, bën sikur nuk shikon përballë një realiteti të dhimbshëm kriminal e përballë një grupi hajdutësh.
Ata, me bashkëpunëtorët e tyre në media, kanë zgjedhur të ngrenë në piedestal prokurorin Ditan Prençi, ashtu si mbretin “lakuriq”, por ne do të jemi këtu për t’i thënë se pelerina që mendon se i kanë veshur nuk ia mbulon dot bëmat as atij, as bashkëpunëtorëve të tij, as ata që ai mendon se do t’i shpëtojë direkt apo indirekt duke heshtur, duke mos vepruar dhe duke mos bërë detyrën.
Ai thjesht dhe vetëm duke u bërë bashkëpunëtor i Lorit apo grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve fatkeqësisht mund të jetë dhe prokurori i çështjes./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...