web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Veliajt kapet sërish mat: Erioni nuk është njohur me të gjitha aktet

27 Prill 2026, 15:31, Aktualitet CNA

Avokati i Veliajt kapet sërish mat: Erioni nuk është njohur me

Plarent Ndeca, i pandehuri në GJKKO me akuzë nga SPAK-u, që prej disa javësh është edhe avokat i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar edhe sot me skemën e njohur mbi njohjen me aktet.

Në një deklaratë para gazetarëve këtë të hënë, Ndreca u shpreh se Veliaj nuk është njohur me të gjitha aktet e prokurorisë, pasi, sipas tij, i mungojnë edhe 24 fashikuj.

“Sa i përket njohjes me aktet, që është bërë si klishe, në fakt, më shumë sesa ekspozon qëndrimin e prokurorisë, që do të ‘paketojë’ një çështje për syrin e publikut. Asnjë proces nuk duhet të kalojë pa u debatuar nga palët. Veliajt i mungojnë 24 fashikuj. Nuk i ka dhe nuk ka asnjë provë digjitale, që ka të drejtën kushtetuese t’i lexojë. Ky nxitim për të vijuar këtë proces ekspozon vetëm ata që kanë vendimmarje”,-tha Ndreca.

Ndërkohë, në seancën e dytë në themel në GJKKO që u zhvillua muajin e kaluar, dolën në dritë detaje, sipas të cilave, Veliaj jo vetëm që ka refuzuar dorëzimin e akteve të SPAK-ut, por edhe ka treguar sjellje arrogante me oficerët e policisë gjyqësore.

Kjo deklaratë e Ndrecës vjen teksa në dokumentin e firmosur nga oficerët e BKH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, theksohet se Veliaj ka përdorur një gjuhë kërcënuese, fyese dhe rrugaçërore ndaj tyre në momentin e dorëzimit të akteve, të cilët edhe i ka kërcënuar hapur./CNA





Lajmet e fundit nga