web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhbllokohet procesi i Veliajt/ Ndahen çështjet

27 Prill 2026, 15:03, Aktualitet CNA

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për dosjen “Veliaj”. Çështja duket se ka marrë një drejtim, është zhbllokuar.

Gjykata e Posaçme ka vendosur shqyrtimin e çështjes ndaj personave të përfshirë në dosje që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Një nga personat për të cilët gjykata ka vendosur shqyrtimin e çështjes është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erion Veliajt, Elman Abule. Personat e tjerë janë, Klotilda Bushka, Adela Kondakçi, F. B., M. L., F. B. dhe F. B. 

Çështja "Veliaj" prej rreth 9 muajsh është zvarritur në GJKKO për shkak se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar për 5 vepra të rënda penale, ka shtyrë gjyqet me makinacione dhe skema nga më të ndryshmet.

Veliaj, që prej arrestimit të tij në shkurt të 2025, nga qelia e burgut të Durrësit, duke përdorur mediat, ka dirigjuar një fushatë sulmesh ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes.

Skemat e tij të sulmeve kanë shkuar deri në lobime 220 mijë dollarëshe, duke mbushur raporte me mashtrime dhe gënjeshtra, të cilat janë zbërthyer të gjitha duke nxjerrë në dritë skenarët e kryebashkiakut dhe mediave të paguara prej tij për të ushtruar presion ndaj drejtësisë.

Me vendimin e sotëm për ndarjen e çështjeve, ku 7 prej të pandehurve do të gjykohen me gjykim të shkurtuar sjell dhe një zhbllokim të çështjes për personat e tjerë, duke mos qenë më peng i Veliajt dhe makinacioneve të tij për mospërballje me drejtësinë.

 





Lajmet e fundit nga