web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga takimet me qytetarët te komunikimi për integrimin/ Zbardhen porositë e Ramës për socialistët

27 Prill 2026, 14:32, Aktualitet CNA

Nga takimet me qytetarët te komunikimi për integrimin/ Zbardhen

Ka përfunduar pas 4 orësh mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së dhe ministrave që u mbajt në Pallatin e Brigadave.

Në fokus të mbledhjes ishte integrimi europian i vendit, ndërsa janë trajtuar edhe çështje që kanë të bëjnë me koordinimin e qeverisë, hartimin e ligjeve, por edhe çështje strategjike të PS-së për zgjedhjet vendore.

Sipas raportimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit në terren dhe forcimin e komunikimit me qytetarët lidhur me procesin e integrimit europian të vendit.

Ai është shprehur se duhet të intensifikohen takimet, ndërsa ka kërkuar vëmendje të shtuar për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, duke veçuar sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit u trajtua edhe ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.

Po ashtu bëhet me dije se u raportua edhe mbi detyrat e lëna nga mbledhja e mëparshme dhe ecurinë e zbatimit të tyre. Mbledhja trajtoi edhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. /CNA





Lajmet e fundit nga