Dalin në dritë detaje të reja nga seanca e dytë në themel e kësaj së marte në GJKKO, ku janë lexuar dokumente zyrtare që hedhin poshtë pretendimet e mëparshme të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, se aktet e SPAK-ut i janë dorëzuar pa procesverbal dhe se oficerët e policisë janë treguar arrogantë ndaj tij.
Këtë të martë, prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado, kanë lexuar në seancë procesverbalin që është mbajtur në momentin që kanë shkuar oficerët e BKH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t'i dorëzuar aktet Erion Veliajt në burg.
Sipas procesverbalit të mbajtur nga oficerët e Policisë Gjyqësore, kryebashkiaku i Tiranës është përfshirë në një incident të rëndë verbal me përfaqësuesit e ligjit në momentin që i janë dorëzuar aktet.
Në dokumentin e firmosur nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksohet se Veliaj ka përdorur një gjuhë kërcënuese, fyese dhe rrugaçërore ndaj tyre në momentin e dorëzimit të akteve. Ndër shprehjet e dokumentuara, që konsiderohen si kanosje ndaj zyrtarëve në detyrë është edhe përdorimi i fjalës fyese "pis" drejtuar njërit prej oficerëve, Samet Gurguri.
Po ashtu kërcënimi i hapur me fjalët "ty dhe prokurorëve nuk jua fal", teksa ky nuk është rasti i parë i kërcënimeve ndaj Gurgurit.
Edhe pse Veliaj kishte pretenduar më parë se dokumentet i ishin dorëzuar pa një procesverbal të rregullt, provat e administruara nga prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Olsi Dado, dëshmojnë të kundërtën.
Raportohet se Veliaj ka refuzuar fillimisht marrjen e materialeve me qëllim që të shkaktonte vonesa artificiale dhe të shtynte seancën gjyqësore. Përballë këtij refuzimi, oficerët i kanë depozituar dokumentet në paraburgimin e Durrësit, ku Veliaj i ka tërhequr ato më vonë.
Kjo sjellje vjen në një kohë kur avokatët e tij i kishin administruar provat dhe aktet e hetimit prej të paktën 7 muajsh. Reagimi agresiv i Erion Veliajt shihet si një përpjekje për të vepruar sikur është ende në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe mund të bëjë çfarë të dojë, duke tentuar të intimidojë oficerët që zbatojnë urdhrat e gjykatës.
CNA në vijim do zbardhë detaje të tjera nga seanca, që ka ndodhur në lidhje me procesverbalin./CNA
Janë zbardhur detaje nga seanca e dytë e gjykimit në theme...
Këtë të martë u zhvillua seanca e dytë në themel ndaj krye...
Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në Shqipëri ka ...
Këtë të martë, në rrjetat e peshkatërëve të Vlorës është k...
Seanca e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Er...
Plarent Ndreca, avokati i caktuar sot i kryebashkiakut të ...
GJKKO ka vendosur të heqë masën e sigurisë me ‘arrest në s...
Seanca e dytë në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut me 13...
Prokurori i SPAK-ut, Altin Dumani ka thënë sot në seancën ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me rastin...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar...
Një i akuzuar dhe nën hetim nga Prokuroria e Posaçme do të...
Në GJKKO ka nisur seanca e dytë e gjykimit në themel për k...
Jamarbër Malltezi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme pë...
Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë...
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga katër protestues...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kreut të PL-së Ilir Meta. Met...
Kreu i PL-së Ilir Meta ka ofruar garanci pasurore për liri...
Këtë të martë në orën 09:30 ka nisur faza e intervistimit ...
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...