web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eurodeputeti: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

16 Qershor 2026, 19:40, Aktualitet CNA

Eurodeputeti: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e

Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndër kandidatet më të avancuara drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Shqipëria gëzon mbështetje të gjerë për anëtarësimin në BE, duke përmendur edhe ritmin e reformave dhe hapjen e shpejtë të negociatave si tregues të angazhimit politik në vend.

Sipas Schieder, vendi ka arritur të krijojë një perspektivë reale për përmbylljen e negociatave brenda afateve të ardhshme, duke e vendosur Shqipërinë në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit.

Eurodeputeti vlerësoi gjithashtu përpjekjet në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.

Ai u ndal edhe te rëndësia e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm si pjesë e rritjes ekonomike dhe standardeve evropiane, duke nënvizuar nevojën për politika afatgjata.

Schieder u shpreh optimist se Shqipëria mund të shndërrohet në një nga historitë e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në vitet në vijim.

“Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, tha eurodeputeti./ CNA





Lajmet e fundit nga