web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Malltezi nxjerr dokumentet: Idajet Beqiri ka qenë spiun në komunizëm, prandaj u zgjodh kryetar gjykate

16 Qershor 2026, 16:30, Aktualitet CNA

Malltezi nxjerr dokumentet: Idajet Beqiri ka qenë spiun në

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka publikuar sot disa dokumente lidhur me avokatin Idajet Beqiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shprehet se bazuar në një vendim të 14 korrikut 1986, rezulton se Beqiri, megjithëse pa kualifikimet e duhura arsimore është emëruar si kryetar gjykate.

 Sipas Malltezit, ky vendim është marrë pasi Beqiri ka qenë spiun në komunizëm, madje kjo e vërtetuar edhe përmes dëshmive.

“Po shoh se Idajet Beqiri paska qenë spiun në komunizëm ndaj e kanë bërë kryetar gjykate nga punëtor pa shkollë. Ai është dënuar për falsifikim qysh në komunizëm dhe më pas për çdo aferë të mundshme deri në terrorizëm. Për ata që kanë qejf të lexojnë, ja tek keni dëshmi dhe vendim gjykate”,-shkruan Malltezi./CNA





Lajmet e fundit nga