web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas arrestimit në Borsh/ GJKKO lë në burg Moisi Habilajn

16 Qershor 2026, 13:37, Aktualitet CNA

Pas arrestimit në Borsh/ GJKKO lë në burg Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën “arrest në burg” për Moisi Habilajn. Trafikanti i njohur i drogës u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më datë 13 qershor.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila la në fuqi vendimin e dhënë më herët nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ndaj tij në 26 dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”./CNA

 





Lajmet e fundit nga