web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i AMF-së për 2025/ Xhemali: Janë rreth 250 ankesa, 59% e tyre janë zgjidhur në favor të konsumatorit

16 Qershor 2026, 15:17, Aktualitet CNA

Raporti i AMF-së për 2025/ Xhemali: Janë rreth 250 ankesa, 59% e

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar sot veprimtarinë vjetore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Drejtuesja e AMF-së, Adela Xhemali, në raportimin e bërë tha se për vitin 2025 janë rreth 250 ankesa nga mbi 70 mijë dëme. Xhemali tha se të gjitha ankesat janë trajtuar dhe 59% e tyre janë zgjidhur në favor të konsumatorit.

Më tej, Xhemali foli edhe për skemën kombëtare të bujqësisë, ku tha se autoriteti do të jetë pjesë e gupit të punës për të ndihmuar me nivelin teknik dhe rregullator.

 

Janë rreth 250 ankesa për vitin 2025, nga mbi 70 mijë dëme. Të gjitha ankesat janë trajtuar nga autoriteti dhe nga të gjitha ankesat e trajtuara, 59% e tyre janë zgjidhur në favor të konsumatorit. Ka kompani që përsërisin masën dhe këto kompani mbikëqyren. Skuadrat kanë një vëmendje më të shtuar kur ka ankesa.

Lidhur me skemën kombëtare të bujqësisë, autoriteti do të jetë pjesë e grupit të punës për të ndihmuar me nivelin teknik dhe rregullator.

Nga këndvështrimi rregullator i autoritetit, nuk ka limitime që të mund të investohet në tregje, ka ende hapësirë për të investuar dhe për të zgjeruar portofolin në instrumente alternative”, tha Xhemali./CNA





Lajmet e fundit nga