web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama le të lehë, protesta ecën përpara”

16 Qershor 2026, 22:09, Aktualitet CNA

“Rama le të lehë, protesta ecën përpara”

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit gjatë tubimit të radhës.

Pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit kanë tërhequr vëmendjen përgjatë gjithë protestës, me thirrje dhe slogane që shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes.

Një prej mesazheve më të spikatura ishte pankarta ku shkruhej: “Rama le të lehë, protesta ecën përpara”.

Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se do të vijojnë protestat dhe mobilizimin qytetar, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas pjesëmarrësve, pankartat dhe thirrjet e sotme përfaqësojnë një reagim ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit për protestat, të cilat janë komentuar dhe kundërshtuar nga protestuesit.

Marshimi ka vijuar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit kanë përsëritur thirrjet e tyre për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë./ CNA





Lajmet e fundit nga