web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, si u zbuluan fijet që lidhin MEG Albania me inceneratorin e Tiranës

1 Janar 2026, 13:40, Denoncim CNA

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, si u zbuluan fijet që lidhin MEG Albania

Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjatë këtij viti skemat e pastrimit të parave dhe të korrupsionit të bëra nga çifti Veliaj-Xoxa.

Në një nga investigimet e saj CNA zbuloi se si tentakulat e bashkëshortes së kryebashkiakut shkonin deri tek inceneratori i Tiranës.

CNA publikoi fakte mbi lidhjet e Ajola Xoxës me inceneratorin e Tiranës.

Lidhja e parë, MEG ALBANIA

Pas hetimeve të thelluara që SPAK-u ka kryer për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash, CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve tregoi “tentakulat” e Ajola Xoxës që e shkonin deri te landfilli i Sharrës.

Erald Ismaili në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve kishte shpjeguar se “MEG Albania”, kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka.

Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kompani që vinte nga zona elektorale e Veliajt, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës. Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.

Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë “MEG Albania” kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar. “Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.

“Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhej në vendimin e SPAK-ut të publikuar nga CNA.

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, si u zbuluan fijet që lidhin MEG Albania

Ajola Xoxa dhe landfilli i Sharrës

Në landfillin e Sharrës regjistrohet vrasja nga pakujdesia e Ardit Gjoklajt që u mbajt e fshehtë dhe u mohua publikisht në media nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë.

Në 7 gusht 2016, u gjet i pajetë trupi i 17-vjeçarit. Ardit Gjoklaj ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ‘3R’ sh.p.k. në Sharrë, ndërsa familjarët rrëfenin se 17-vjeçari po punonte për të siguruar paratë për librat dhe shkollën.

Akoma pa u mbyllur plaga që ende rrjedh gjak e vrasjes së Ardit Gjoklajt, në vitin 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria “MEG Albania”, me pronar Vladimir Fezgën, regjistron adresën dytësore në landfillin e Sharrës.

Shoqëria “MEG Albania” u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën. Vladimir Fezga dhe kompania e tij “Meg Albania”, përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë.

Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania”, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

Në deklaratën e tij shtetasi Erald Ismaili e ka shprehur qartë që ai ishte vetëm një emër formal dhe të gjitha veprimet bëheshin nga Ajola Xoxa.

Nga “MEG Albania” te kompania e inceneratorit të Tiranës.

Pas kompanisë “MEG Albania” është krijuar kompania “ECO Tirana” dhe “ECO Recycling”. Tashmë Vladimir Fezga, që menaxhonte impiantin e riciklimit në Sharrë pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, do të ishte edhe në shoqërinë “ECO Recycling”. Në vitin 2017 firmoset kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorit në Qarkun e Tiranës për 30 vite.

Kontrata u bë efektive në 2018 dhe “Integrated Energy BV SPV” mori në dorëzim të gjithë landfillin e Sharrës dhe Vladimir Fezga u bë i panevojshëm. Për këtë arsye “MEG Albania” mbylli adresën dytësore në Sharrë dhe shiti aksionet që zotëronte në kompaninë “ECO Recycling”. Aksionet e “MEG Albania” i bleu kompania e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV”.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt shfaqet qartë në asistencën e një kompanie për t’u futur në landfillin e Sharrës dhe më pas për t’i shitur aksionet te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Dhe sërish gjithçka kalon në skemat e kompanive të Ajola Xoxës që “shkëlqyen” me ardhjen e Erion Veliajt në pushtet.

Skema shkon nga Ajola tek Erioni, në zonën e tij elektorale, më pas në Bashkinë e Tiranës te landfilli i Sharrës për të përfunduar te grupi i strukturuar kriminal i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Pra, ashtu siç e pasqyruam më lart, kjo është hallka që çon direkt apo indirekt Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës, pasi ka asistuar kompaninë “MEG Albania”, si dhe ka përgatitur dokumentet që ajo të ishte kompania që do të merrej me mbetjet në landfillin e Sharrës.

Lidhja e dytë e Ajola Xoxës me inceneratorët

Pas zbardhjes së lidhjes së Ajola Xoxës me MEG Albania, CNA zbuloi një tjetër lidhje të bashkëshortes së kryebashkiakut me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Në prill të vitit 2024 CNA, publikoi një kontratë që lidhej me promovimin e një artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e veprës së tij "Bleta", "Harabelin" e Ajola Xoxës.

CNA zbuloi se fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës ishin vënë në dispozicion të "Harabelit" nga "Integrated Energy", kompania e inceneratorëve.

Sipas marrëveshjes, artisti veprën "Bleta" ia dhuronte "Harabelit" dhe pastaj kryebashkiaku Erion Veliaj, bashkëshorti i Ajolës, vendos që ta instalojë si vepër arti në territorin e Tiranës.

Kjo vepër duhet të qëndronte për 5 vjet në zonën e inceneratorit të Tiranës. Sipas marrëveshjes, çdo komunikim do të bëhej tresh, mes artistit, inceneratorit dhe "Harabelit".


Po në të njëtën kohë CNA zbardhi edhe lidhjen e Ajola Xoxës me galerinë "NAAN" dhe "HARABEL".

VEPRA "BLETA"

CNA zbuloi detaje në lidhje me veprën "BLETA" të Sisjel Xhafës, që është promovuar nga "Harabeli" dhe fondet janë vënë në dispozicion nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Vepra “famoze” e artit e quajtur "BLETA" të cilën CNA e ka publikuar dhe me foto, tregon atë që në fakt më shumë ngjan si një dritare e vjetër të cilës i ishte vendosur një rrjetë mushkonjash.

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, si u zbuluan fijet që lidhin MEG Albania

Kjo vepër që do të kurohej nga "Harabeli" i Ajola Xoxës duhet të qëndronte për 5 vjet në zonën e inceneratorit të Tiranës.

CNA zbuloi më pas se vepra nuk ishte më në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku duhet të qëndronte për 5 vjet, por ishte zhdukur dhe nuk u mësua "fati" i saj, i asaj që në dukje ngjante me një dritare me një rrjetë mushkonjash.

Deklarimet në SPAK në lidhje me veprën "Bleta"

Ergys Krisiko, me datë 24.02.2025 është pyetur si person në dijen për rrethana të dobishme për hetimin.

Për bashkëpunimin me "Nan Gallery", Qendrën "Harabel" dhe "BYL-A", sqaroi se ka komunikuar gjithmonë me stafin e "Harabelit" dhe në disa raste edhe me Ajola Xoxën. Ai theksoi se ka kryer shumë punime për to, si të mëdha ashtu edhe të vogla, të cilat nuk i kujton saktësisht për t'i ndarë një nga një.

Nga Ajola Xoxa tek Erion Veliaj, si u zbuluan fijet që lidhin MEG Albania

Për veprën "Bleta", të instaluar në landfillin e Sharrës, deklaroi se Qendra "Harabel" ka ftuar artistin Sislej Xhafa për të krijuar një vepër dhe studioja e tij është marrë me realizimin teknik të saj. Ai tha se është paguar nga "Harabeli" për realizimin e veprës, por nuk mban mend me saktësi shumën, që duhet të ketë qenë mes 350,000 dhe 450,000 lekëve, dhe nuk kujton nëse pagesa ishte kryer në bankë apo cash.

Kështu përmes këtyre fakteve të publikuara nga CNA treguan se si bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, lidhej me kompaninë e inceneratorit të Tiranës./ CNA





Lajmet e fundit nga