Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekanizëm për korrupsion dhe pastrim parash, përmes skemave që ka ndërtuar me OJF-të e saj.
CNA ka sjellë, në fakt, prej vitesh, përmes denoncimeve dhe investigimeve, skemat e pastrimit të parave dhe të korrupsionit të bërë nga dyshja Veliaj-Xoxa dhe vijon ende të zbulojë detaje që tregojnë se kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij janë të zhytur thellë në korrupsion dhe afera.
Në vendimin e SPAK-ut, CNA ka gjetur një tjetër detaj që lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.
Një nga personat kyç për hetimet ka rezultuar të jetë shtetasi Erald Ismaili.
Erald Ismaili është personi, i cili në dosje del si njeriu që Ajola Xoxa e përdorte për të kryer blerjet me shuma marramendëse, që në fund ashtu siç raportoi dhe SPAK-u kapnin shifrën e 86,721,175 lekëve.
Më datë 03.03.2025, Erald Ismaili është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Gjatë marrjes në pyetje, ashtu siç dhe nënvizohet në vendimin e SPAK-ut, del një detaj mjaft interesant që e lidh Ajola Xoxën me landfillin e Sharrës.
Erald Ismaili ka shpjeguar se “MEG Albania”, një kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka e Komisionit të Ligjeve.
Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, klienti Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i “MEG Albania”, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.
Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.
Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë “MEG Albania” kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.
“Për rastin e shoqërisë ‘MEG Albania’, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.
Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ‘MEG Albania’ kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar”, thuhet në vendimin e SPAK-ut.

Sipas edhe denoncimeve dhe raportimeve në media nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, rezulton se shoqëria “MEG Albania” u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfilin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën.
Vladimir Fezga dhe kompania e tij “Meg Albania”, që përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë, ishin njohje e mëhershme e tij.
Pra, Ajola Xoxa është njeriu i përfshirë direkt apo indirekt në çështjen e landfillit të Sharrës, sepse Erald Ismaili ka thënë se kompanitë nuk janë të tijat, por të Ajola Xoxës dhe kjo e fundit është njeriu që ka përgatitur dokumentet. Nuk dihet deri ku shkon rëndësia e saj dhe sa është përfshirë, por kemi këtë fakt dhe fakte të tjera që e lidhin Ajolën me këto skema./ CNA
CNA po sjell të tjera detaje që nxjerrin në pah skemën...
Lidhur me ngjarjen e fundit ku drejtuesi i policisë Ardian...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i nj...
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të...
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...