Skema e mirorganizuar/ Ajola Xoxa krijonte OJF fiktive, Veliaj firmoste fonde dhe pagesa
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Shqipëria prej disa vitesh është bërë një destinacion i njohur e gjithashtu i preferuar nga turistët e huaj që për vendin tonë fillimisht informacionin e morën nga një "bombardim" lajmesh të sponsorizuara në mediat më të njohura botërore, që nga ato amerikane, angleze e franceze, gjë që dha ndikim të konsiderueshëm në rritjen e shifrave të turizmit vit pas viti.
Teksa numri i prenotimeve nga të huajt pati një rritje të paprecedentë, jo vetëm në sezonin veror, por edhe gjithëstinor, mundësia duket se u shfrytëzua maksimalisht, jo vetëm nga bizneset, por edhe nga vetë Ministria e Turizmit, që rriti edhe performancën e shfaqjes në një nga panairet më të rëndësishme të turizmit botëror në Berlin, ku prezantoi ofertën duke e paraqitur vendin si një destinacion perfekt për turizmin malor, atë të aventurës, kulinar, të kulturës, por sidomos për pushime në plazh.
Jehona arriti deri në prestigjiozen "National Geographic", që i përshkroi ujërat dhe brigjet e detit Jon si një alternativë surprizuese e Maldiveve. Nuk ua mohojmë as këtyre medieve të mëdha, as artikujve të sponsorizuar me mijëra euro, se plazhet dhe ujërat janë një perlë e natyrës, por nuk mund të gëlltisim faktin se natyra përfshin sipërfaqen e gjithashtu thellësitë e ujërave detare, aty ku na presin të tjera surpriza, për fatin e keq, të hidhura.
Zonja ministre e Turizmit sot, e zoti ministër i Turizmit nesër, ky është realiteti: Një "mantel" mbetjesh, ose edhe perlash po të doni, të depozituara për dekada me radhë.
U desh një aksion vullnetar i disa zhytësve në ujërat e Porto Palermos për të treguar se Maldivet nga Shqipëria janë jo vetëm shumë larg në distancë, por edhe sa i përket pastërtisë. Kjo e fundit nuk vjen vetë, duhet kujdes e sidomos kulturë për mjedisin, por edhe para.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mbase e gjen veten komode nga rritja e shpenzimeve të turistëve, por duket se po e injoron seriozisht detyrimin për të garantuar standarde të mjedisit të pastër.
Në vend që të ndërmarrë masa konkrete për pastrimin e plazheve dhe kontrollin e shkarkimeve të ujërave të zeza, është përqendruar vetëm te heqja e disa qindra shezlongëve në hapësira publike dhe pastrimi i rërës, aksione sporadike dhe propagande në rrjetet sociale, që në çdo rast qëndrojnë në atë që duket me sy të lirë.
Ekspertët e mjedisit kanë paralajmëruar se mungesa e një politike të qëndrueshme mjedisore rrezikon jo vetëm shëndetin e banorëve dhe pushuesve, por gjithashtu është shumë larg pretendimeve për të arritur në turizëm elitar.
Situata kërkon një ndërhyrje urgjente nga qeveria dhe veçanërisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila deri më sot ka dështuar, jo vetëm të arrijë të vërë, qoftë edhe një të vetëm, flamur blu, që tregon cilësi maksimale të plazhit dhe ujit, por ka treguar edhe papërgjegjshmëri.
Po rrimë te kjo e fundit, se nëse do të flisnim edhe për vizion, mbase do të jemi të vështirë për t’u kuptuar. Se çfarë kuptohet nga ai që merr ndopak "erë" nga turizmi është se Shqipëria rrezikon të kthehet nga një mundësi zhvillimi, në një krizë afatgjatë mjedisore dhe ekonomike./ CNA
CNA ka raportuar që prej muajit shkurt detaje nga dosja he...
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut E...
SPAK njoftoi një ditë më parë se kreu një operacion të gje...
Nga hetimet e SPAK janë zbuluar skemat se si Erion Veliaj ...
Me një profil të ulët publik, pak fotografi, thuajse asnjë...
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura...
Politikani Petrit Vasili ka denoncuar sot një rast abuzimi...
Ky nuk është ndonjë skeç komik. Është realiteti tronditës ...
Prej javësh Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për të...
Në zemër të kryeqytetit, mes zhurmës së makinave dhe hapav...
Një denoncim është publikuar sa i përket emërimit të dyshi...
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmace...
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...