Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë.
Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane. Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës.
Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi. Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.
Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.
Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte. Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medix Albania (tashme Nedix Albania) si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.
Kompanitë e përfshira
Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.
Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Medix Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019 dhe me vone e ka ndryshuar emrin ne Nedix Albania. Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma
Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medix ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.
Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medix, rezultojnë t'i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas.
Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.
I përfshirë FSDKSH
Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese. Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave.
Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.
Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve./ Kapital.al
Kryeministri Edi Rama, dje në një fjalim të mbajtur pë...
Në një zbërthim informacionesh, mbledhje të dhënash, CNA z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
CNA publikoi të dhëna që tregonin se shqiptarët për nj...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ndodhet në pa...
Pasi fali portin ekzistues të Vlorës për 1 euro tek kompan...
Disa biseda të zbardhura nga mediat greke, pas arrestimit ...
Risjellim në vëmendjen e opinionit publik sërish proku...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga...
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...