Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në politikën shqiptare, aktualisht ai është ministër. U rehabilitua në politikë duke u bërë drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së.
Gonxhja vinte në politikë si student dhjetori, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Njeriu që shkaktoi përmbytje dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi, përkundrazi, iku në Greqi dhe filloi aktivitetet, bizneset e tij, megjithëse nga pas la një Tiranë të përmbytur me miliona e miliona euro dëm.
Por le të kthehemi sot.
Kujtdo që ia thua habitet. Me diferenca të thella, CNA i ka raportuar që nga lidhjet me grupet kriminale në Vorë, në Tiranë e kudo.
Blendi Gonxhja është një personazh shumë kompleks, që tentakulat e tij shkojnë sa te politika, te biznesi, te thesi i votave të lidhura me krimin.
Ai është edhe në një dosje tjetër, në dosjen e inceneratorëve, që nuk e sheh dot Dritan Prençi, prokurorit të cilit ditë pas dite ne i kemi nxjerrë dhjetëra fakte, prova e dokumente për inceneratorin e Tiranës, për mediat, siç është rasti i “Top Channel”, por edhe për politikanët siç është rasti i Blendi Gonxhes, apo dhe të tjerë.
Cila është beteja e madhe e Blendi Gonxhes?
Kjo që themi nuk është e rastësishme, por e ka shkruar pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve vetë Gonxhja në grupin e tij të ngushtë që përdor për komunikim në rrjete sociale.
“Kjo ishte një fitore. Përgatituni për një garë edhe më të madhe”.
Në fakt, garat e mëdha mund të jenë dy.
Një, gara për Bashkinë e Tiranës, ku ndoshta ka mprehur dhëmbët, dhe gara e dytë është ajo që duhet të ketë me SPAK-un dhe me prokurorin Dritan Prençi, i cili fatkeqësisht “fle” mbi dosjen e inceneratorëve.
Blendi Gonxhja është drejtpërdrejt te kompania e inceneratorëve me një skemë shumë të qartë.
CNA ka treguar se si kompania e familjarëve të Blendi Gonxhes ka dhënë makina me qira për inceneratorin e Tiranës, për kompaninë “Integrated Energy” të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. (LEXO KETU)
Gjithçka në letra duket korrekte.
Kompania e inceneratorit të Tiranës shkon te kompania e Blendi Gonxhes, merr disa makina me qira dhe lekët i paguajnë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.
Çfarë ka ndodhur?
Janë marrë dhjetëra makina me qira nga Mirel Mërtiri te Blendi Gonxhja dhe këto mjete janë dhënë në zgjedhjet e 2021-shit për fushatë të PS-së dhe në përdorim të Bashkisë së Tiranës.
CNA sjell dhe fakte për pagesat e kryera nga janari deri në korrik të vitit 2021 për dhjetëra mjete të dhëna me qira nga kompania “Albarent”, për kompaninë e inceneratorit të Tiranës.
Sipas dokumentit të siguruar nga CNA, ortake me 100% të aksioneve dhe pronare e "Albarent" është Elda Gonxhja, bashkëshortja e Blendi Gonxhes.

Të dhënat tregojnë se, në një periudhë 7 mujore nga Janari në Korrik të vitit 2021, Gonxhja ka marrë rreth 73 milionë lekë nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Duhet të theksojmë se, kompania e Blendi Gonxhes ka marrë rreth 73 milionë lekë në një periudhë nga Janari në Korrik 2021 ndërkohë që aktiviteti i inceneratorëve fillon nga viti 2014 dhe deri në kohën kur SPAK ka bërë veprimet dhe ka shpallur në kërkim njerëzit e inceneratorëve nuk e dimë se sa mund të jetë paguar Blendi Gonxhja nga kompania e inceneratorit të Tiranës.
FAKTE TË TJERA
CNA e ka nxjerrë me fakte se si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto i jepnin Bashkisë së Tiranës mjete në përdorim pa marrë asgjë pas.
Këto mjete, që në shërbim të Policisë Bashkiake dhe strukturave të tjera të Bashkisë së Tiranës, shkonin dhe ndiqnin nga pas bizneset dhe mbikëqyrnin rrugët për të ruajtur kamionët e dherave atje ku kishte kantier ndërtimi, për t’i çuar në landfill.
Pra, kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy”, merrte mjetet te Blendi Gonxhja duke paguar lekët, ia jepte bashkisë pa asnjë kosto dhe bashkia vinte vërdallë në Tiranë, kapte bizneset që të çonin dherat.
Të ardhurat nga ky biznes për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton shkuan, në të paktën në ato vite që janë konstatuar me bilance të deklaruara në QKB, rreth 60 milionë euro.
Pra, janë 60 milionë euro të marra nga kompania e landfillit të Tiranës në bashkëpunim me bashkinë, me mjetet që ishin marrë me qira te Blendi Gonxhja.
Një grup mjetesh janë përdorur, siç thamë, edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.
Të gjitha këto fakte Dritan Prençi i ka brenda në dosje, por është i paditur, se nuk lidh dot skemën me Blendi Gonxhen?
Është i paaftë për të gjetur veprën penale? Apo nuk do se prehet në mes të këmbëve të oligarkëve apo në sofrat e atyre që i kanë garantuar Veliajt se Dritan Prençi nuk do të ngrejë akuzë për kryebashkiakun e Tiranës?
Se do ta bëjë copash dosjen, do ta vonojë, do ta bëjë tërkuzë dhe kjo histori do të mbyllet njëherë e mirë.
Provat janë në dosje, si për Erion Veliajn, si për Blendi Gonxhen dhe kompaninë e tij të mjeteve me qira.
Pse pikërisht Mirel Mërtiri mori mjete te Blendi Gonxhja për t’ia dhënë Bashkisë së Tiranës apo për t’i përdorur në fushatën e 2021-shit? Cila është arsyeja? Nuk kishte kompani të tjera më të lira? Është një marrëveshje privat-privat që shpesh e përdor politika jonë?
Jo, është një skemë! Paratë i paguan Blendi Gonxhja apo Mirel Mërtiri? A është i vërtetë transaksioni financiar që ka bërë kompania e inceneratorit të Tiranës me familjarë të Blendi Gonxhes?
Pra, pagesat janë bërë për këto mjete me qira, se ka dyshime shumë të arsyeshme që skema të jetë fiktive dhe formale.
Ama skema është kështu: merren mjetet, përdoren për interes të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe Blendi Gonxhja është pjesë kësaj skeme për të çuar mjetet e tij, por paratë në fund mund të jenë paguar edhe nga Mirel Mërtiri. Këto janë paratë nga taksat e shqiptarëve, këto janë paratë e bizneseve të shqiptarëve në kryeqytet, ndërtuesve, të cilëve ua faturojnë në fund blerësve, qytetarëve.
CNA e ka treguar dhe është i disati shkrim që po sjellim për Dritan Prençin, prokurorin e SPAK-ut, ndaj të cilit nuk po drejtojmë gishtin, por po përmendim fakte që janë në dosje dhe të gjithë ndoshta tashmë i dinë se janë përsëritur shumë herë.
Por, të gjitha këto, që nga dokumentet e Veliajt apo daljet e tij mediatike për të kërkuar që të ndërtohet inceneratori dhe duke nxjerrë gjoksin përpara se ‘jam unë që e bërë këtë zullum’, shkresat që firmosen, makinat që merren me qira, paratë që jepen në media, ortakëritë me mediat, janë në dosjen e Dritan Prençit, prokurorit të SPAK-ut.
Këtë të fundit duket sikur e ka zënë gjumi letargjik dhe po e kthen çështjen e inceneratorëve nga një megaaferë skandaloze qindra miliona euroshe në një çështje qesharake për të burgosur disa zyrtarë, të cilët thjesht dhe vetëm kanë zbatuar urdhrat.
Gjithashtu, nga ana tjetër, ka marrë “dorezat e boksit” dhe godet Lefter Kokën sikur është truri i gjithçkaje, ndërkohë që përfituesi është Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës dhe nuk ka asnjë akuzë.
Ndërkohë që nga kompania ka marrë para Blendi Gonxhja, askush nuk po e heton, nuk ngrihet asnjë akuzë për të.
Teksa para ka marrë dhe ortakëri ka bërë edhe “Top Channel” dhe mediat nuk i heton askush, nuk ka asnjë akuzë.
Këtu vërtetohet ajo që thamë më lart, se Dritan Prençi në prehrin e një oligarku jep garancinë se do ta bëjë copash dosjen e inceneratorëve dhe Erion Veliaj nuk do të ketë akuzë dhe as zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar të përfshirë në këtë aferë./ CNA
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...