
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shumë prej rreth 5 milionë eurosh për prodhim dhe shpërndarje reklamash në mediat shqiptare.
Gjithçka duket e qartë, normale. Një kompani telefonike që do të bëjë reklamë, do të reklamojë produktet e të tjera.
Paratë për të disatin vit radhazi kalojnë nga kompania “Gogel”.
Lind pyetja: Çfarë është “Gogel”?
“Gogel” është kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK së bashku me kompaninë. (LEXO KETU)
Mjafton të kujtojmë këtu përgjimet nga burgu, strategjinë mediatike të kryebashkiakut të ndodhur në qelinë e burgut të Durrësit, por dhe të vëllait të tij, Arbrit, sulmet ndaj prokurorëve të SPAK-ut, mediat që i bënë ato për të kuptuar se si paratë e “One” përdoren për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut dhe për të mbrojtur Erion Veliajn.
Tregu i reklamave nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një kompani celulare, por me një kompani që merr paratë nga “One” dhe në rast se do të ishte serioze administrata, drejtuesit e kompanisë “One”, në momentin që kryebashkiaku ishte arrestuar, në momentin që vëllai i tij kishte një kompani dhe ishte në konflikt të pastër interesi mediatik, pasi kryebashkiaku po mbrohej dhe po sulmonte në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët nga burgu në media që ishte reklama e “One” dhe paratë çoheshin nëpërmjet vëllait të tij, në rast se paratë nëpër media do të shkonin me kompani të tjera nuk do të kishte as një tip konflikti interesi dhe asnjë gjë të dyshimtë, Por në rastin ku kompania “One” i jep paratë Arbër Veliajt dhe këto çohen në media dhe më pas këto media, media këllira, të “çorapeve” apo anonime, media të pista gjobaxhinj paguhen sa në të bardhë aq edhe në të zezë dhe paratë e “One”, direkt apo indirekt, përdoren për influencë mediatike.
Është e qartë. Influenca mediatike blihet duke përdorur paratë e një kompanie private. Jepen reklama dhe më pas ndërhyhet me shkrime që çohen të gatshme që përgatiten vullnetarisht për t’u sulmuar gjyqtarë apo prokurorë.
Në cilin vend të Europës do të pranohej që një kompanie të madhe e prestigjioze siç është “One” në Shqipëri "t’i keqpërdoreshin paratë e saj" për të sulmuar drejtësinë?
Pa folur për paratë që ka përfituar “One” në tenderë direktë në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë që vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbri, shpërndante buxhetet e kompanisë, “One” fitonte tenderë në bashki.
Po e lëmë këtë pjesë dhe po qëndrojmë te pjesa e sotme, morale dhe publike, se si vëllai i një njeriu me 13 akuza që ndodhet në burg shpërndan paratë e një kompanie nëpër mediat që sulmojnë në mënyrë kriminale prokurorë dhe gjyqtarë për të penguar drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
Përgjigjja është e thjeshtë.
Nëse s’janë në dijeni e nëse nuk dinë gjë, e vërteta është se te mediat ku çon paratë Arbër Veliaj sulmohen në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët dhe shumica e fondeve shkojnë pikërisht për këto media, ato që mbrojnë Veliajn dhe sulmojnë në mënyrë kriminale sistemin e drejtësisë, këtu brenda janë dhe paratë e “One”./ CNA
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Alastair Campbell, i cili njihet si ish-këshilltari i ...
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësir...
Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan,...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...