
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më shumë kryebashkiakun e arrestuar për një sërë akuzash dhe veprash penale, Erion Veliaj.
Tashmë laku i është ngushtuar edhe më shumë, pasi është kapur mat nga Gjykata Administrative e Apelit.
CNA ka siguruar dhe investiguar nëpërmjet një vendimi të Gjykatës Administrative që thekson shpërdorimin e detyrës dhe konfliktin e interesit të bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, të ndodhur gjatë kohës që Veliaj ka qenë në burg me vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Gjithçka ka të bëjë me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin për të ndërtuar një rrugë, e cila në fakt u shërben interesave personale të familjarëve të kryebashkiakut, raporton CNA.
Sipas PDV-së së miratuar, rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj, e cila u mbivendoset pronave private duke cenuar interesat pasurore të pronarëve të tjerë, anëtarë të shoqërisë.
Firmosja nga ana e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës për ndërtimin e kësaj rruge të re nëpërmjet një plani vendor ishte në shkelje totale të ligjit, pasi për të ndërtuar një rrugë duhet të kalojë në Këshillin Kombëtar të Territorit, sepse plani zhvillues i kryeqytetit nuk e përmbante atë rrugë, shkruan CNA.
Rruga që do të ndërtohej shkonte te pronat e familjarëve të Veliajt. CNA do të sjellë të tjera fakte tronditëse nga investigimi i kryer.
Përmes këtij investigimi, CNA mësoi se banorët kanë ngritur një padi ku kërkojnë “Shfuqizimin e pjesshëm të Planit të Detajuar Vendor (PDV), Njësia Strukturore TR/7- Faza 1, miratuar me vendimin e kryetarit të bashkisë nr. 36848 datë 24.09.2021" dhe “Shfuqizimin e pjesshëm të Planit të Detajuar Vendor (PDV), Njësia Strukturore TR/7- Faza II, për njësinë strukturore TR/7_3, miratuar me vendimin e kryetarit të bashkisë nr. 36848/1 datë 24.09.2021”.

Me vendimin e datës 27.03.2025 të gjyqtarit Gentian Hamiti, Erion Veliaj është kapur në flagrancë nga Gjykata Administrative e Apelit, pasi ka shpërdoruar detyrën duke ndërhyrë në Planin e Përgjithshëm Vendor ku në mënyrë abuzive me një Plan të Detajuar Vendor ka ndërhyrë për të ndërtuar një rrugë.


Për këtë Gjykata Administrative e Apelit e ka dhënë fjalën e saj duke thënë se Veliaj ka shkelur ligjin se nuk ka qenë kompetencë e tij.
“Duke iu kthyer çështjes, objekt gjykimi, rezulton se nga tërësia e provave shkresore, pala e paditur nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, pasi nuk ka informuar palët e interesuara përmes një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe të ketë kryer takime publike me ta (pika 7 e nenit 22 të ligjit nr.104/2014). Në këto kushte, krahas mungesës së kompetencës për nxjerrjen e akteve administrative, objekt gjykimi, Gjykata Administrative e Apelit konstaton dhe mosrespektim të procedurës së nxjerrjes së tyre. Për rrjedhojë, aktet administrative, objekt gjykimi, janë pjesërisht absolutisht të pavlefshme, bazuar dhe në pikën ii) të germës a) të nenit 108 të K.Pr.Administrative, sipas së cilës, akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: ii) procedurën e nxjerrjes së tij. Në çështjen, objekt gjykimi, Gjykata Administrative e Apelit thekson se mungesa e kompetencës është arsyeja/shkaku kryesor i pavlefshmërisë së pjesshme të akteve administrative. Ndërkohë që shkeljet procedurale që kanë të bëjnë me mosinformimin e palëve të interesuara (personave të tretë), trajtohet vetëm si argument mbështetës, jo si element që qëndron në të njëjtin nivel me mungesën e kompetencës”, thuhet në vendim.

Palët që kanë kapur mat kryebashkiakun Erion Veliaj janë dy organizatat “Qendra ResPublica” dhe “Shoqnia Tirona Autoktone”.
Palët paditëse janë L.Ç., N.Ç., G.Ç., V.R., A.S. dhe B.D.
Palët në padinë e tyre kanë paraqitur faktet se Plani i Detajuar Vendor i miratuar nga Erion Veliaj është në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi.
CNA do të vijojë me investigimin e saj për të treguar më tej zinxhirin dhe konfliktin e interesit në të cilin ndodhet kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës./ CNA
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Alastair Campbell, i cili njihet si ish-këshilltari i ...
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësir...
Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan,...
Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...