
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësirën te Mero Baze, njeriu që u pasurua duke lëpirë pushtetin e rilindjes, shërbëtorin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e dirigjonte se si të sulmonte prokurorët e SPAK-ut dhe që së fundi është kthyer edhe në avokatin mbrojtës të Ilir Beqajt, për të vijuar skenarin se kryebashkiaku Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgim pa akuzë.
Në gazetën e Mero Bazes, “Tema”, sot është nxjerrë një material i Alastair Campbell, që duket të jetë një opinion, ku nënvizohet fjalia se "ajo që po ndodh me Veliajn duhet të na shqetësojë të gjithëve."
Ndër rreshta “Latifi” i Veliajt nga Anglia vijon skenarin, të cilin në fakt CNA e paralajmëroi pak ditë më parë, duke thënë se:
“Ai ka më shumë se 100 ditë që mbahet në paraburgim pa akuza zyrtare, pa e ditur se për çfarë pritet të akuzohet, ndërkohë që vazhdon të jetë kryetar bashkie dhe pritet të drejtojë punët ne kryeqytet. E gjithë kjo vjen nga SPAK-u – institucioni që supozohet të mbrojë sundimin e ligjit, jo ta komprometojë atë. Reforma në drejtësi nuk duhet të kthehet në tejkalim të drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të bëhet pretekst për veprime arbitrare”.
Mesa duket do të na duhet t’i kujtojmë edhe një herë që ndaj Veliajt nuk ka vetëm një, por ka katër akuza dhe kryebashkiaku është lënë në paraburgim me plot 3 vendime gjykate.
Më 22 maj 2025, SPAK në një njoftim tregoi se ndaj Veliajt është shtuar një akuzë e re për veprën penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
"Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X., kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Pra, janë 4 akuza të ngritura ndaj Veliajt nga drejtësia: Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjykata ka folur qartë dhe e ka shkruar e zeza mbi të bardhë se Erion Veliaj qëndron në burg pasi ka rrezik se mund të prishë provat, ndër motivacione të tjera që e kanë çuar në vendimin që Veliaj do të duhet të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Durrësit.
Po i kujtojmë këtu edhe përgjimet ku të gjithë shqiptarët e panë fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut, i cili dirigjonte mediat se si të shantazhonin, intimidonin apo kërcënonin prokurorët që e çuan pas hekurave për një sërë akuzash.
Në fakt, Erion Veliaj ndodhet në burg se ka dyshime të arsyeshme, ka fakte, ka prova, ka akuza që po vërtetohen dhe gjithashtu ai mund t’i prishë këto prova ndërkohë që po hetohet.
“Latifi” i Veliajt, nëpër rreshta, pasi u bën hyzmetin porosive, thotë dhe disa “xhevahire” që do t’i përkasin një shkrimi tjetër.
Kësaj i thonë “shkon të ndreqë vetullat, por nxjerr sytë”./ CNA
Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan,...
Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një ...
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” n...
Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka ...
Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si ...
Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një probl...
Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpë...
Në Bashkinë Prrenjas ka probleme të theksuara me mungesën ...
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektoral...
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për q...
Zbulohet prokura kur e dënuara cakton avokat për të kundër...
Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një...
Një rast i paprecedentë, se si familja Xhaferri u bë prona...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...