web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

23 Maj 2025, 14:35, Denoncim CNA

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndaluar në shkurt të vitit 2025 me një sërë akuzash, me një dosje të madhe hetimore, shumë të gjerë për nga emrat që janë përfshirë, bizneset, vetë Erion Veliaj si kryetar bashkie që ka firmosur urdhër-pagesa për të afërm të bashkëshortes së tij, hetime që kanë zbardhur mijëra faqe dokumente të dërguara nga Dogana Shqiptare në lidhje me blerjet e bëra, leje ndërtimi, bashkëpunime me bizneset, prona të fshehura etj. (LEXO KETU)

AKUZA E MUNGUAR PËR ERION VELIAJN

Por Erion Veliaj nuk është në burg për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston.

Për atë që kryeministri na tha për zgjedhje se është një gjysmë e vërtetë se nuk janë paguar para. (LEXO KETU)

Në fakt, shteti shqiptar nga viti 2017 deri në vitin 2025 paguan 10 milionë dollarë në vit. Këto para kalojnë nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar, përmes Bashkisë së Tiranës.

Pra, në 8 vite janë 80 milionë dollarë dhe 60 milionë dollarë që kompania siguroi të ardhura nga biznesi i dherave.

Çdo vit që kalon shtohet kostoja e pagesave që bën shteti shqiptar. Kryeministri Rama thotë që nuk është një pagesë 300 milionë euro njëherë, është një pagesë e shtrirë në 30 vite.

Po, është e vërtetë që është e shtrirë në 30 vite, janë paguar 80 milionë euro në 8 vjet, incenerator nuk ka, nuk ekziston dhe kemi një kryebashkiak në burg, i cili është personi kryesor që ka firmosur këto dy dokumente.

DOKUMENTI I PARË QË NUK SHIKON PROKURORI DRITAN PRENÇI

Dokumenti i parë është ai që i kthehet përgjigje Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës nga Erion Veliaj, që bie dakord me çmimin 29 euro/ton për mbetje.

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?
Kthimpërgjigjja e Erion Veliaj për Alqi Bllakon

Në hetimet që SPAK-u ka kryer ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, një nga pikat që kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka shkruar, është se janë katër raste që ish zv.kryeministri Ahmetaj ka shkruar kur ka qenë ministër i Financave ka kthyer përgjigje negative dhe herën e pestë e ka aprovuar në heshtje.

Për këtë akuzohet për korrupsion dhe bashkëpunim me inceneratorët. Në rregull deri këtu. Ky është standardi i Altin Dumanit.

Po si ka mundësi që Dritan Prençi, prokuror i SPAK-ut, i cili ka një dokument me firmë dhe vulë që e ka firmosur Erion Veliaj pa mbledhur minimalisht Këshillin Bashkiak, nuk i çon akuzën minimalisht as për shpërdorim detyre, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ky është dokumenti i parë dhe është mjaft i rëndësishëm sepse Erioni nuk mund të vendoste dot me qejfin e tij nëse do të ndërtohej apo jo inceneratori, megjithëse ai e ka thënë edhe publikisht se ka qenë ai që i ka kërkuar zotit Rama që të ndërtohet incenerator në Tiranë, dhe kjo e rëndon edhe më tej situatën se është ai kërkuesi. Më pas është ai dhe miratuesi, megjithëse duhet të mblidhte Këshillin Bashkiak dhe ka detyrime ligjore pushteti vendor, janë të mirëpërcaktuara se si veprohet dhe ky është dokumenti i parë.

Erion Veliaj nuk është nën akuzë minimalisht për shpërdorim detyre, me këtë dokument që të paktën sipas standardit “Dumani”, kolegu i tij Dritan Prençi tashmë duhet të kishte vënë akuzë për shpërdorim detyre për Erion Veliajn.

Por dosja e inceneratorëve vazhdon të bëhet tërkuzë, të zgjatet, të copëtohet, të çmontohet, dhe shumë nga përgjegjësit marrin dënime qoftë dhe qesharake, çka ngre dyshime të forta për rolin e këtij prokurori.

DOKUMENTI I DYTË QË NUK SHIKON DRITAN PRENÇI

Shkojmë më tej te dokumenti i dytë.

Më lart përmendëm se janë rreth 80 milionë euro të dhëna nga qeveria shqiptare nëpërmjet Bashkisë së Tiranës për kompaninë e inceneratorit që nuk ekziston.

Dhe, në Tiranë kemi një mal me plehra dhe jemi në prag të një katastrofe mjedisore. Zoti e ruajttë Tiranën në rast se ndodh një zjarr si në Vlorë apo si në Elbasan.

Kemi një dokument të dytë. Siç përmendëm ato 80 milionë euro më lart, janë edhe 60 milionë euro që ne thamë se janë nga dherat.

Dokumenti i dytë firmoset sërish nga drejtorët e Erion Veliajt dhe çon rreth 60 milionë euro në xhepat e kompanisë, të tjera para këto që paguhen nga biznesi, por në fakt u faturohen qytetarëve në kosto në blerjen e apartamenteve apo punimeve të ndryshme që zhvillohen.

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

Ja dhe një dokument i dytë që tregon një tjetër shpërdorim detyre.

Ku e gjejnë të drejtën një tufë drejtorësh të firmosin dokumente bashkëpunimi që të çojnë dherat tek inceneratori? Me çfarë të drejte? Me të drejtën për të marrë lekë në xhepat e tyre? Me të drejtën për të çuar 60 milionë euro te kompania? Cila është arsyeja? Se një marrëveshje mund të lidhet mes kompanisë dhe kryetarit të bashkisë patjetër, por Erioni në këtë rast nuk e ka firmosur vetë, ka vënë varësit e tij të cilët kanë përdorur edhe vulën e Bashkisë së Tiranës dhe ky është dokumenti i dytë.

Edhe në këtë dokument që na tregon se si i jepen 60 milionë euro kompanisë duke shfrytëzuar resurset shtetërore, kapacitetet e Bashkisë Tiranë, për të mbushur xhepat e një privati që më pas kanë një lidhje tjetër, kemi një instalacion këtu tek inceneratori që është vendosur nga Sisjel Xhafa dhe këtë e ka reklamuar dhe e ka vendosur Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, dhe ky është fakti i tretë.

FAKTI I TRETË PËR DRITAN PRENÇIN

As me të parin dhe as me të dytin Dritan Prençi nuk e çon për shpërdorim detyre Erion Veliajn, por fakti që kompania e inceneratorëve vendos instalacione duke paguar Ajolën dhe artistë, të cilët në fakt nuk ekzistojnë më, janë zhdukur ashtu siç nuk ekziston dhe inceneratori. Çfarë lidhje sjell?

Shkojmë më tej.

FAKTI I KATËRT PËR PROKURORIN QË FLE MBI DOSJE

Sjellim një fakt të katërt, inaugurohet një kopsht, një shkollë në Tiranë, ja ku është Erion Veliaj me foto me Giuseppe Ciaffaglione-n, administratorin e dytë të kompanisë.

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

Çuditen në mesazhe Mireli me Klodin, nuk kanë dijeni që po inaugurohet shkolla, e bën Erioni me kokën e vet, se Giusseppe Ciaffaglione ishte një ushtar këtë e dinë të gjithë, ja dhe një fakt i katërt.

Faktet/ Pse Veliaj nuk akuzohet për inceneratorin e Tiranës?

A mjaftojnë këto katër fakte?

FAKTI I PESTË

Dhe i pesti është ai që ne përmendëm më sipër që Erion Veliaj e ka thënë publikisht vetë se e ka kërkuar ai inceneratorin që nuk ekziston tashmë.

Shkojmë më tej.

Nuk mjafton fakti që inceneratori nuk ekziston atje, që të ngrihet akuzë ndaj një kryebashkiaku që i ka dhënë dhjetëra e dhjetëra miliona euro një kompanie që ka rrjepur xhepat e shqiptarëve të varfër?

Kush duhet të ishte gardiani përgjegjës? A duhet të ishte Bashkia e Tiranës?

Veliaj e ka mohuar. Po si ka mundësi që Erion Veliaj nuk duhet të ishte gardiani dhe nuk ka përgjegjësi e nga ana tjetër firmos marrëveshje dhjetëra miliona euro dhera? Si ka mundësi që ky nuk duhet të ishte gardiani dhe ky merr kopshte dhe investime? Si ka mundësi që ky merr mjete dhe përdor mjetet e kompanisë së inceneratorëve?

Mbi ç’të drejta ka të tilla bashkëpunime kur ai nuk duhet të jetë gardiani? Mbi ç’të drejtë e jep lejen dhe jep “ok” për të bashkëpunuar, për të ecur përpara kontrata koncesionare dhe më pas thotë “Nuk kemi faj ne, e ka fajin qeveria”.

Prandaj faktet nuk janë një, por janë plot dhe Erion Veliaj tashmë duhet të ishte në akuzë edhe për inceneratorin e Tiranës.

Por mesa duket dikush po kujdeset pranë Dritan Prençit, afër apo larg, që çështja e inceneratorëve të ngelet jetime me disa zyrtarë, drejtorë, e maksimumi të shkojë te Taulant Tushe, pa shkuar në fakt te personi i vërtetë dhe bashkëpunëtori i vërtetë i Mirel Mërtirit që emrin me dokumente, me fakte, me gjithçka, e kemi renditur më sipër, e ka Erion Veliaj dhe ndodhet në burg për të tjera akuza, por jo për inceneratorin famëkeq që nuk ekziston, aferën më të madhe korruptive të 30 viteve në Shqipëri./ CNA

 





Lajmet e fundit nga