E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.
Të tjera detaje janë denoncuar për skemën “Ajola-H”, e cila ngre dyshime për përdorimin e artit për të pastruar paratë.
Gazetari holandez, Vincent Van Gerven, ka publikuar një artikull investigativ, që tregon implikimin e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.
Artikulli i publikuar në “The Albanian Mechanism” titullohet: Si pastrohen paratë përmes artit dhe konçensioneve të menaxhimit të mbetjeve?!
Vincent Van Gerven e nis me një përshkrim për kompaninë “Harabel” dhe themeluesen e saj, Ajola Xoxën.
“‘Harabel’ është një fondacion jofitimprurës që ‘përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor’ i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe ‘promotorja kulturore’ Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila ndodh të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj. Menjëherë pas themelimit të saj, Harabel filloi një sërë projektesh të profilit të lartë të artit publik, duke shfaqur artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa. Me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë që po lufton si në aspektin e financimit ashtu edhe në hapësirë, dhe duke pasur parasysh që as Zeneli, asokohe një emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosur fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabel ishte e jashtëzakonshme.
Në websajtin aktual të ‘Harabel’, Xoxa e liston veten si ‘bashkëthemeluese’ dhe ‘drejtoreshë kreative’. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku ‘Harabel’ ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e ‘Harabel’-it në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, është në të njëjtën ndërtesë me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.

Ish-drejtori i programit të ‘Harabel’-it dhe koordinatori aktual ligjor, Xhoi Skënderasi, gjithashtu mban një vend në bordin e Kompanisë botuese të Xoxës, ‘Botimet Enciklopedike’. Me fjalë të tjera, ‘Harabel’ është shumë i lidhur me interesat e biznesit të Xoxës.
Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si e arrin aksesin në parcelat kryesore të tokës për projektet e saj të artit publik?”, shkruan ai në artikullin e publikuar disa ditë më parë, të risjellë nga emisioni “Plug”.
Më tej, gazetari tregon se si një vepër arti në kompaninë “Harabel” të Ajola Xoxës u financua nga kompania inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”.
Gjithçka nisi në vitin 2021, kur në muajin korrik u vendos në territorin e landfillit të Sharrës skulptura “Bleta” të artistit nga Kosova, Sislej Xhafa. Ky i fundit është artist që promovohet nga “Harabel”-i i Ajolës.
Sipas gazetarit, kjo skulpturë supozohej se do të ishte e para nga një seri veprash arti që do të transformonin këtë landfill në një park skulpture të artit bashkëkohor.

“Një dokument i publikuar së fundmi ofron një nga pjesët e munguara të enigmës. Kontrata parashikon që Xhafa do t'i ‘dhurojë’ Harabelit veprën e tij ‘Bleta’ dhe një kompani e quajtur ‘Integrated Energy BV SPV’ do të instalojë dhe mirëmbajë veprën në pronën e saj për të paktën pesë vjet në emër të ‘Harabelit’ dhe artistit. Ndërsa ky dokument shteron pyetjen se si ‘Harabel’ i strukturon projektet e tij të artit publik, ky strukturim i veçantë ligjor ngre një sërë pyetjesh të tjera, më e dukshmja ndër to: Pse Integrated Energy BV SPV, një kompani private e krijuar për ‘menaxhimin, administrimin dhe realizimin të punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë’, do të sigurojë pronën dhe mbështetje pa pagesë për krijimin e një parku skulpturash në periferi të Tiranës?”, theksohet në artikull.
Gazetari ngre pikëpyetje mbi interesin dhe motivet e fshehta që kishte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të financuar artin konteporan të Ajola Xoxës.

“Pra, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se edhe sponsorizimi i tyre për eventet artistike të Harabelit ka motive të fshehta, vetëm një ndër episode në një shkëmbim të ndërsjelltë favoresh mes bashkisë së Veliajt dhe biznesmenëve. Ndaj, ndoshta, pasi kemi paraqitur një rrëfim faktik, mund të përfundojmë me një spekulim të shkurtër: Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon”, thekson ai.
Gjithashtu, gazetari e cilëson këtë veprim të artitistit Sislej Xhafa si artshpëlarje të një koncensioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës.
“Në të gjithë këtë, artisti Sislej Xhafa, i cili kishte zgjedhur në mënyrë spontane vendin ‘pa asnjë sugjerim paraprak’, siguronte një fasadë respekti, ndërsa në praktikë lehtësoi artshpëlarjen e një koncesioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës, të cilët tashmë po përballen me një rritje të madhe të kostove të grumbullimit të mbetjeve. Në fund të fundit, paratë që qarkulluan nëpërmjet ‘fondacionit jofitimprurës’ të Xoxës, Harabel dhe hapësirave të saj të galerisë janë të papërfillshme brenda peizazhit më të gjerë të shpronësimeve, privatizimeve dhe koncesioneve shqiptare. Por parimi që del prej kësaj është padyshim trajta e modus operandit të qeverisë, e cila që në fillimet e saj ka përvetësuar në mënyrë aktive disa forma të natyrës kulturore për t'i shërbyer nevojave të saj propagandistike, duke shpërqendruar vëmendjen e publikut në punën e saj të brendshme”, vijon gazetari më tej.
Vincent Van Gerven ka kontaktuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës, “Harabel”-in e Ajolës dhe Sislej Xhafajn, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një përgjigje.
Megjithatë, në 3 korrik të vitit 2021, profili në rrjetin social “Instagram” i “Harabel”-it, reagonte duke pretenduar se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie financiare mes saj dhe kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
“Pas spekulimeve krejtësisht të rreme të bëra ndaj Sislej dhe/ose Harabel, ne ndjejmë për detyrë të themi se nuk ka ekzistuar asnjëherë një lidhje financiare midis Integrated Energy ose me ndonjë kompani tjetër që menaxhon ose zotëron Zonën e Trajtimit të Mbetjeve dhe Sislej ose Harabel. KURRË!!! Siç mund ta shohë çdokush, vepra artistike u prodhua duke përdorur një dritare të vjetër. Edhe rrjeta e përdorur për dritaren e veprave artistike është instaluar nga vetë artisti. SIÇ ËSHTË QARTË DUKE PARAQITUR, VEPRIMI i ARTIT KA NJË KOST TË PRODHIMIT TË BARAZË ME ZERO”, deklaronte “Harabeli”.
Për t’ju kundërpërgjigjur, emisioni PLUG publikoi kontratën që tregon marrëdhënien mes “Harabel”-it të Ajola Xoxës dhe kompanisë së inceneratorëve. Për të kamufluar dhe shmangur marrëdhënien direkte me Ajola Xoxën, “Integrated Energy BV SPV” ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me artistin Sislej Xhafa. Por siç i thonë, detajet fshihen nën rreshta, aty ku zbulohet se pavarësisht se vepra është e artistit, pronare direkte për këtë vepër është “Harabeli” i Ajola Xoxës.
Me mbarimin e afatit të kësaj marrëveshje dhe ose në rast mosmarrëveshje, vepra publike do të t`i rikthehet gjithmonë dhe në mënyrë të përhershme “Harabel”, i cili ushtron të drejtën e pronësisë mbi sendin.

Një tjetër detaj, që tregon se vepra është në pronësi të Harabel është pika. 3.6 e kontratës, e cila tregon se Ajola Xoxa ka gjithë të drejtën për të riprodhuar veprën në rast të dëmtimeve.

Në lidhje me dëmtimet potenciale për shkak të forcës madhore, rënies së zjarrit, si dhe çdo dëmtimi që mund të pësojë vepra, “Harabel”, merr përsipër të riprodhojë veprën “Bleta” dhe ta ekspozojë në hapësirën e përcaktuar në këtë marrëveshje ose në një hapësirë tjetër që e sheh të arsyeshme. Të drejtën ekskluzive për riprodhimin e veprës e ka vetëm “Harabel”, duke përjashtuar kështu edhe artistin, shoqërinë apo persona të tjerë.

Marrëdhënia financiare mes Ajola Xoxës nëpërmjet “Harabel”-it dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, është gjithashtu evidente po në këtë kontratë. Në përcaktimet kontraktuale për mirëmbajtjen e veprës “Bleta”, përcaktohet qartë se të gjitha kostot do të mbulohen nga kompania e inceneratorit.

Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” merr përsipër të mirëmbajë veprën publike objekt të kësaj Marrëveshje, dhe në mënyrë eksplicite të kryejë: pastrimin nga pluhurat, papastërtitë e ambientit, mirëmbajtjen e vazhdueshme të gjelbërimit përreth saj duke treguar kujdesin e duhur për mbarëvajtjen si dhe çdo veprim tjetër të zakonshëm që lidhet vetëm me qëllimin e sipërpërmendur.
Por historia europiane e njeh mirë skemën sesi disa copëza të artit modern, në galeri luksoze a oborre të ‘përzgjedhur’ enkas, kryejnë ekzaktësisht atë qëllim për të cilin janë konceptuar nga ‘kuratorët’ e ‘promotorët’, pastrimin e parave. Dhe indiciet për të ‘fluturuar’ drejt folesë së ‘Harabelit’ e të ngjashmëve janë të forta po aq sa betoni pa kriter e kutërbojnë po aq rëndë sa mbetjet e pamenaxhuara të kryeqytetit./ CNA
Të mërkurën, SPAK ka dërguar për gjykim 3 zyrtarë të Erion...
Tri janë skemat më të zakonshme që përdoren sot në Shqipër...
Emisioni “Plug” publikoi të mërkurën dokumentin, që shton ...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka fakltuar dok...
CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, bashkë...
Një tub i kanalizimeve të ujërave të zeza është bërë shkak...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxë...
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harab...
Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Aj...
Ku shkuan 130 milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë ...
Një denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Beri...
Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht m...
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen...
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...
Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretendua...
Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestua...
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...